Muaji shtator vlerësohet si periudhë me rëndësi të madhe për zgjidhjen përfundimtare të marrëveshjeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Një gjë të tillë ditëve të fundit e ka deklaruar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiç. Gjithashtu, po muajin e ardhshëm presidenti serb gjithashtu pritet të zhvillojë një vizitë në Kosovë, e cila do të jetë e para në mesin e një agjende të ngjeshur diplomatike për Vuçiç.
Gazeta Blic e Serbisë ka zbuluar sot disa detaje të reja në lidhje me synimet e presidentit serb për ta zgjidhur problemin ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
“Vuçiç do të takojë serbët në Kosovë, do të jap mbështetje për ta, dhe do t’i kuptojë problemet me të cilat përballen”, thonë burimet e gazetës serbe. Pas pushimeve të verës, dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit do të vazhdojë në muajin shtator. Serbët vazhdimisht kanë shprehur ankesat e tyre për vonesat në krijimin e Asociacionit, kurse Kosova në zbatimin e marrëveshjes së Energjisë.
Ditëve të fundit janë shtuar zërat sidomos në Kosovës, për korrigjim të kufijve, siç po i quan presidenti Thaçi. Ai po kërkon që nëse është e nevojshme edhe me referendum, të vendoset që Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës. Kjo ka bërë që të përmendet edhe ndarja e Kosovës, opsion ky mjaft i pëlqyer nga ana e serbëve. Këtë e ka thënë haptasi edhe kryediplomati serb, Ivica Daçiç.
Kurse pikërisht mediat serbe gjatë ditës së djeshme publikuan një plan që sipas tyre kancelarja gjermane, Angela Merkel do t’ua japë dy presidentëve për zgjidhjen e problemeve. Sipas atij plani Kosova do ta fitonte të drejtën e anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare, kurse Asociacioni do të kishte kompetenca shtesë.
Eh vuqiq pastroje ti oborrin tënd ( jepju te drejta shqiptareve te cilat i kan servtë ne Kosovë ) e pastaj hajde kerko te drejta per servte. KU ESHTE LOGJIKA E themelimit te asociacionit ( ide e nikoloqit nga putka ) kur shqiptaret nuk kan asgje te drejta ne Luginë. NUK KA DEFETIST DHE VAJTUES ME TE MADHE SERV se ky vuqiq dhe i shitet mjegulla ne evrope se shqiptaret nga pozita e viktimes per shkakë te frikënderimit ndaj evropianeve dhe mungese se guximit kaluan ne pozite te sherrebersit.Pse ,ky vuqka ka qen mijister propagande ne kohen e sllobes.E dine shume mire se Kosova eshte e pamvarur por mundohet permes shqipatreve jo te zotë te marre favore dhe ta destabilizoje.Korrigjimet e kufijve jane idet e dobrica qosiqit i cili e mentoroj edhe titon edhe slloben ( kete e beri per psikiater ).Nuk na duhet ulesja ne okb kur shteti destabilizohet.Nuk na duhet njohja nga servia ,sna kryen asnje pune .Rrena eshte eshte arma me e forte e ketij rrenci vuqiq.Ai vet nuk beson ne to ,mirepo shqiptaret udheheqes bien viktima te tij ,kete ai do.Mosunitet ndermjet shqiptareve si parakushte i jostabilitetit.Nuk jepet mbretesha ( trepqa 500 miliard dollar ) per luginen shqipatre e cila neser ne BE do te gezoj te drejtat e mohuara nga servte .Ironia e ketij demagogu eshte me pasoja.Le te vjen ne Kosoven e pamvarur, te cilen shefi tij e la me 80 % te shkrumuar dhe 1 milion te debuar e mbi mijera golgota shqiptare si debimet masive ne turqi ,masakrat e neokolonizmit dhe luftrat. KE GJETE SHQIPTAR NAIV DHE BISEDO ME TA nga pozita superioriteti e ne fakt do ishte me mire te burgosnin per te kaluaren tende vuqko. E meriton me mire se ne srebrenice,ku ike me thmbrat pas koke.