Aktualitet

Korriku ikën me temperatura përvëluese, por moti surprizon në fundjavë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:35 - 31/07/20 |
mapo.al

Edhe pse me temperatura të larta, e premtja dhe fundjava parashikohet të ketë kthjellime dhe shtim të vranësirave.


Sinoptikania Adiola Bani tha se e shtuna do të ketë më shumë prezencë të vranësirave dhe pasditja do të sjellë reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit.


Fundjava në zonat bregdetare do të mbetet me kthjellime, pa prezencë reshjesh. Temperaturat tha meteorologia do vijojnë të mbeten të larta jo vetëm sot por dhe gjatë fundjavës.


Vlerat e termometrit do të jenë në mëngjes minimalet 19-20 gradë celcius dhe maksimalet gjatë ditës do arrijnë në 39-40 gradë.


E diela dhe fillimi i javës do të ketë kthjellime në territor.

“E marta ka zhvillim të vranësirave në mesditë me rrebeshe shiu e do sjellë dhe freskimin e motit, ku temperaturat do zbresin në maksimalet e tyre deri në 35-36 gradë. Nga e premtja e javës që vjen, do kemi sërish rritje të vlerave termike, ku maksimalet do shkojnë edhe mbi 36 gradë dhjetëditëshin e parë të muajit gusht”, tha sinoptikania.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas