Ekonomi

Korrupsion galopant në APP, bllokime të paligjshme nga Reida Kashta






               Publikuar në : 13:45 - 15/03/19 |
mapo.al

Korrupsioni në administratë duket se po tejkalon çdo kufij. Tashmë nuk bëhet fjalë vetëm për korrupsion mes institucioneve nga një anë dhe biznesit dhe qytetarëve të zakonshëm nga ana tjetër si viktima të praktikave korruptive. Korrupsioni ka arritur në një tjetër nivel në Agjencinë e Prokurimit Publik, të drejtuar nga Reida Kashta. Raportohet se tashmë bëhet fjalë për korrupsion edhe mes institucioneve.


Burimet thanë për Mapo.al se janë dhjetëra raste si bashki apo institucione që janë bllokuar nga APP në kundërshtim të plotë me ligjin. Burimet shtojnë se ky bllokim bëhet për shkak të parimit “po nuk u kollite tek ne, të bllokojmë”.



Prokurimet publike mbeten një nga plagët më të mëdha të Shqipërisë, duke u vlerësuar edhe nga të huajt si një problem i rëndë. Pas presioneve të shumta, veçanërisht nga ndërkombëtarët, para disa kohësh u tha se institucionet e shtetit duket se do të heqin dorë përfundimisht nga tenderat me negocim.

Raporti i fundit i Komisionit Europian e vendosën theksin pikërisht tek problemi i prokurimeve publike në vend. “Rritja e transparencës dhe llogaridhënies, duke siguruar veçanërisht funksionimin e efektshëm, real dhe transparent të sistemit të prokurimit publik dhe menaxhimit të financave publike, mbetet thelbësore,” thuhet në raport.

Ndërsa historitë e aferave nga kjo agjenci janë publikuar disa herë në media. Kështu, pas skandalit të rëndë në Unazën e Re, mediat raportuan se ndërkohë që vazhdonte hetimi për firmën fantazmë “D.H Albania”, një filial-hije i hapur vetëm 1 muaj para tenderave të Unazës dhe OST, qeveria e ka mbajtur firmën “D.H Albania” në sistemin e prokurimeve.

Me firmë të drejtores së APP, Reida Kashta, “D.H Albania” thuhet se u ndëshkua vetëm me 3 vite përjashtim, nga e drejta për të marrë pjesë në tendera shtetërorë.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas