Korrupsioni, 25 punonjës të ZRPP dhe ALUIZNI-t janë dërguar për ndjekje penale gjatë një muaji

Masat antikorrupsion që kanë ndërmarrë qeveria kanë nisur të japin rezultatet e para konkrete.

25 punonjës të administratës publike, përkatësisht të ZRPP dhe ALUIZNI-t janë dërguar për ndjekje penale vetëm gjatë periudhës 16 prill – 30 maj 2018, të akuzuar për veprën penale të korrupsionit.



Gjatë takimeve të zhvilluara në njësitë administrative Orikum dhe Qendër në qarkun e Vlorës në kuadër të turit të llogaridhënies, “Puna për Shqipërinë që duam”, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka ndarë me banorët e këtyre zonave masat e marra dhe rezultatet e arritura në luftën kundër korrupsionit.

“Që nga 16 prilli deri në 30 maj, pra në një periudhë 1 muaj e gjysmë janë dërguar për ndjekje penale 25 zyrtarë të Zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe ALUIZNI-t. Pra vetëm në 1 muaj e gjysmë janë marrë masa represive duke përfhirë që nga regjistruesit dhe deri te punonjesit më të thjeshtë”, ka deklaruar ministrja Gjonaj.

Në rolin e Koordinatore Kombëtare antikorrupsion Gjonaj është ndalur në veçanti në përbërjen dhe funksionim e Task Forcës antikorrupsion duke thënë:

“Një ndër mekanizmat që është ngritur për të kapur dhe për të luftuar rastet e korrupsionit është pikërisht Task Forca kundër korrupsionit. Task forca ka në përbërje të saj Drejtorinë e Antikorrupsionit pranë Kryeministrisë, Agjensinë e Prokurimeve Publike dhe një sërë drejtorish apo agjensish të tjera, të pavarura, të cilat të gjitha së bashku, në mënyrë ndërinstitucionale do të bëjnë të mundur që të gjitha zyrat e shtetit ku ofrohet shërbim të kapin rastet abuzive të kryera nga punonjësit e Administratës Publike”.

Ministrja e Drejtësisë ju ka kërkuar banorëve që jo vetëm të mos pranojnë të japin ryshfet, por të denoncojnë çdo rast kur punonjësit e administratës u kërkojnë shpërblim për shërbimet publike që ua garanton shteti pa pagesë.

“Ju lutem mos pranoni të jepni ryshfet dhe ju lutem përsëri, zyrtarisht dhe personalisht: Denoncojini rastet e korrupsionit. Nuk tolerohet as edhe një”, është shprehur ministrja Gjonaj.


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252