Aktualitet

Korrupsioni dhe kapja e shtetit nga Rama














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:27 - 16/12/20 |
Kastriot Islami

Organizata më e madhe ndërkombëtare, e njohur për luftën kundër korrupsionit, Transparenca Ndërkombëtare (IT- International Transparency) ka botuar raportin vjetor për vitin 2020 për vëndet e Ballkanit Perëndimor, ku Shqipëria stigmatizohet në mënyrë konkrete.






Shqipëria rezulton vendi me korrupsionin më të lartë në Europë dhe për rrjedhojë edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor… Shqipëria ka rrëshqitur në këto nivele të larta të korrupsionit se qeveria Rama ka kapur fuqimisht shtetin…


Shkurtimisht më poshtë jepen disa nga përfundimet që nxjerr IT për Shqiëprinë, përfundime që janë të njëjta me ato të opozitës dhe të shumë analistëve të ndershëm shqiptarë, të thëna prej shumë kohësh…:





Përfundim përmbledhës: “…Politikanët dhe klientela e tyre kontrollojnë të gjithë asetet kombëtare për interesat e tyre korruptive duke iu shmangur ndëshkimit…”;



Tenderi korruptiv e klientelist: “...Përmes një ligji i është dhënë kompanisë A.N.K. Shpk, e afërt me PS në pushtet, e drejta e ndërtimit të një rruge 172,2 km të gjatë me një vlerë 300 milion euro, ose 12 herë më të lartë sesa vlera e parashikuar nga qeveria…”;



Kapja e shtetit: “...Ka shembuj të shumtë kur individë apo grupe të fuqishëm përdorin korrupsionin për të hartuar politikat ekonomike e ligjet e miratuara nga qeveria e parlamenti për interesat e tyre private. Kjo është një mënyrë për t’i mundësuar të korruptuarve të mbajnë pushtetin, të pasurohen çdo ditë e më shumë dhe t’i shpëtojnë ndëshkimit…”;

Kapja e shtetit ka varfëruar qytetarët:  “…Qytetarët e thjeshtë e paguajnë kapjen e shtetit duke humbur shtëpitë e tyre, me shërbime publike mizerabël, dhe duke humbur besimin te demokracia sepse i shohin institucionet qeveritare në shërbim të interesave private…”;

Kapja e shtetit është e kudopranishme: “...Këto dukuri ndodhin kudo, në të gjitha nivelet e pushtetit, nga qeveria deri në bashkitë, në të gjithë degët e ekzekutivit… Lidhjet korruptive të përfitimeve reciproke janë përdorur për të abuzuar më pushtetin që zotërojnë dhe për të forcuar lidhjet e tyre klienteliste”;

Korrupsioni i niveleve të larta i pandëshkuar: “..Vetëm një gjyqësor i pavarur do të stoponte korrupsionin dhe kapjen e shtetit…Në këtë rast korrupsioni i niveleve të larta do të mund të ndëshkohej për rrjedhojë qeveria, institucionet publike dhe sektorët vartës do të mund të ishin të kontrolluara nga gjyqësori… Fatkeqësisht në Shqipëri, drejtuesit e lartë të qeverisë kanë ndikuar në pavarësinë e paanshmërinë e proceseve gjyqësore për të siguruar pandëshkueshmërinë e korrupsionit të niveleve të larta. Shpesh, sistemi gjyqësor kundër krimeve ka dështuar në hetimin, akuzimin dhe ndëshkimin e rasteve të korrupsionit të niveleve të larta…”;

Lexo edhe :  Rama: S`ka bashkëpunim me Metën, do shkarkohet. Për presidentin e ri do konsultohemi me PD

Kapja e shtetit përmes miratimit të ligjeve klienteliste: “...Shpesh për t’ju shmnagur ndëshkimit nga korrupsioni, hartohen dhe miratohen ligje të skicuara vetëm për t’i shërbyer interesave të ngushta private, që natyrisht janë kundër interesit publik. Më konkretisht, përmes këtyre “ligjeve të bëra me porosi”, synohet t’i jepen mundësi eksluzive klientelës, të dobësohen institucionet publike apo të ndalohet gjykata të ndëshkojë veprimet korruptive…”;

Rastet të shumta të miratimit të “ligjeve të porositura”:  Qeveria e Shqipërisë ka miratuar shumë ligje të porositura për të i) dhënë kontrata të privilegjuara, ii) për të krijuar monopole; iii) dhe për të angazhuar zyrtarë më aftësi të ulëta, por që të aftë për të bërë korrupsion…Të gjithë këto ligje kanë krijuar mjedisin që korrupsioni të lulëzojë…”;

Drejtuesit e qeverisë minuan reformat e BE: Nga ana e strukurave europiane janë bërë përpjekje për të hartuar rregulla, bërë transparencë dhe ngritur institucione të besueshme me synimin për të luftuar kapjen e shtetit, por të gjitha këto përpjekje janë minuar nga drejtuesit e qeverisë që përmes praktikave të tyre kanë favorizuar në mënyrë prioritare fitimet e tyre private…”.

Bazuar në përfundimet e këtij raporti për vitin 2020, Shqipëria në të gjithë artikujt ndërkombëtarë konsiderohet/cilësohet vëndi më i korruptuar në Europë, ku qeveria Rama ka kapur fuqimisht shtetin.

Këto janë disa nga arsyet themelorë të revoltës shpërthyese e të protestave të të rinjvë shqiptarë ndërkohë që vrasja makabër nga policia e Klodian Rashës është maja e asjbergut që shërbeu për shpërthimin e kësaj revolte

1


Etiketa: , ,

Pas