Aktualitet

Panë El Classico-n, kërkohen 9 vite burg për 3 gjyqtarët e Durrësit






               Publikuar në : 14:25 - 11/09/19 |
mapo.al

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 9.6 vite burg për 3 gjyqtarët e Durrësit të akuzuar për korrupsion. Për gjyqtarin Petrit Ceno u kërkua 3 vite burg, për Kliton Spahiu 3.6 vite ndërsa për Petraq Dhimitrin 3 vite burg.


Në rast dënimi do aplikohet ulja e dënimit me 1/3 sepse procesi është zhvilluar me gjykim të shkurtuar, pas vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda më 9 korrik. Dhe si dënim plotësues për gjyqtarët është kërkuar që për 3 vite të mos ushtrojnë funksione publike. Ndërsa për biznesmenin Namik Sadiku, për të cilin gjyqtarët favorizuan një vendim, është kërkuar 2 vite burg.



Petrit Çeno, Kliton Spahiu dhe Petraq Dhimitri u bënë të njohur 5 vite më parë, pasi së bashku shkuan në Spanjë në tetor 2014 në shoqërinë e biznesmenit Namik Sadiku, pronari i një kompleksi turistik në Durrës, udhëtim i paguar prej tij.

Ky udhëtim përfshinte ndjekjen e ndeshjes së futbollit midis Real Madrid dhe Barcelonës, i njohur si derbi “El Classico”. Biznesmeni Sadiku ishte palë në një çështje gjyqësore në Gjykatën e Apelit Durrës, ku relator ishte gjyqtari Spahiu dhe anëtarë të trupit gjykues ishin Petrit Çeno dhe Petraq Dhimitri.

Tre gjyqtarët dyshohet të kenë përfituar në mënyrë të paligjshme udhëtime jashtë vendit, madje në një rast kanë ndjekur edhe një ndeshje futbolli në Spanjë.

Për këto përfitime, sipas Prokurorisë, ata kanë dhënë një vendim civil në favor të biznesmenit Namik Sadiku edhe ky nën hetim nga Krimet e Rënda.

Si prova, Prokuroria radhiti udhëtimet në të njëjtën kohë të tre gjyqtarëve me biznesmenin si në Itali, ashtu edhe në Spanjë si edhe prerjen e biletave të udhëtimit në të njëjtën kompani, së bashku me akomodimin.

Kërkesat e Prokurorisë për tre gjyqtarët

Kliton Spahiu – 3.6 vite burg

Kliton Spahiu – 3 vite burg

Petraq Dhimitri – 3 vite burg


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas