Friday, February 3, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Korrupsioni në Ballkan rrezikon shanset e anëtarësimit në Bashkimin Europian

by mapo.al
03/07/2021
in Aktualitet, Kryesore
0

Krerët e Bashkimit Europian planifikojnë në javët e ardhshme që të diskutojnë avancimin e bisedimeve të mbetura pezull prej kohësh nga shtetet e Ballkanit për t’u bashkuar me bllokun. Por, vëzhgimet e fundit që eksplorojnë shkallën e pastrimit të parave në rajon, nuk kanë gjasa të bindin Francën dhe Holandën, të cilat, midis vendeve të tjera anëtare, duan të vonojnë zgjerimin e BE-së.

Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë të gjithë kandidatë të BE-së dhe kanë shprehur zhgënjimin për bllokimin e aplikimeve për anëtarësim. Por kundërshtarët e zgjerimit të BE-së tashmë janë përqendruar në një studim që tregon se tregu i pasurive të patundshme në Ballkanin Perëndimor po përdoret për të pastruar të ardhurat nga trafiku i drogës dhe kontrabandës së emigrantëve, duke rritur çmimet e pronave në rajon.



Nisma Globale Kundër Krimit të Organizuar Transnacional, organizatë joqeveritare ndërkombëtare me seli në Gjenevë, thotë se para të paligjshme po derdhen në tregjet e pasurive të patundshme dhe industritë e ndërtimit të Ballkanit Perëndimor. “Paratë e pista që krijohen dhe pastrohen në rajon po përjetësojnë një ekosistem krimi dhe korrupsioni”- tha Kristina Amerhauser, një nga autoret e një raporti të OJQ-së të botuar muajin e kaluar.

Autorët thonë në raportin e tyre: “Analiza e fluksit të njerëzve, drogës dhe parave në Ballkanin Perëndimor”, tregon se nuk është e mundur “të përcaktohet një shifër konkrete se sa para të paligjshme të gjeneruara në Ballkanin Perëndimor dhe jashtë vendit pastrohen në rajon”, por ata vlerësojnë se shifra luhatet midis 2.2 miliardë dhe 5.6 miliardë dollarë.

Megjithëse kjo mund të duket një shifër e vogël krahasuar me disa rajone shumë më të pasura, ata vërejnë se “këto shifra janë të jashtëzakonshme, kur vihen në perspektivë”. Ata shtojnë: “Për shembull, në vitin 2021, buxhetet e Ministrive të Brendshme të Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë, arrijnë secili nga 168 milionë euro [200 milionë dollarë]; forca policore e Kosovës ka në dispozicion vetëm 87 milionë euro [106 milionë dollarë]”.

Pasuritë e patundshme
Sasi të mëdha parash kriminale po kanalizohen në tregjet e pronave në të gjithë rajonin, duke i çekuilibruar ato “ndërsa çmimet rriten artificialisht nga kriminelët që duan të pastrojnë paratë e tyre”. Megjithëse çmimet e pasurive të patundshme ranë në të gjithë rajonin në tërësi në vitin 2020 për shkak të pandemisë, shumë vende treguan ende fitime të konsiderueshme që nga viti 2017. Vitin e kaluar, në tremujorin e dytë të karantinës, ekonomia shqiptare u tkurr mesatarisht me 10.2%, por tregu i pasurive të patundshme vazhdoi të zgjerohej me 5.5%.

Edhe rënia në pandemi dhe ajo ekonomike kishte pak ndikim në tregun e pronave në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, ku çmimet u dyfishuan nga viti 2017 në 2020. Rritja është “nxitur kryesisht nga para që vijnë nga krimi i organizuar dhe korrupsioni, të cilat janë investuar në ndërtim dhe pasuri të patundshme”.

Industria e pasurive të patundshme në Serbi gjithashtu ka përjetuar rritje jashtëzakonisht të lartë dhe të pashpjegueshme midis viteve 2018 dhe 2020, ku industria e ndërtimit vazhdoi të zgjerohej, pavarësisht pandemisë dhe tkurrjes së ekonomisë së përgjithshme.

Presionet
Disa hetime të pastrimit të parave që përfshijnë pasuri të paluajtshme dhe projekte të mëdha në infrastrukturë kanë nisur në Maqedoninë e Veriut, duke përfshirë një hetim ndaj Nikola Gruevskit, ish-kryeministrit të vendit dhe bashkëpunëtorëve të tij të biznesit.

Projektet e mëdha në infrastrukturën publike gjithashtu kanë tërhequr vëmendjen e aktivistëve kundër korrupsionit. “Respektimi i standardeve europiane ka qenë një sfidë e madhe për vendet e Ballkanit Perëndimor kur bëhet fjalë për projekte të mëdha në zona si infrastruktura dhe energjia në vitet e fundit” – thotë Marko Pankovski nga Instituti për Demokraci “Societas Civilis”, një think-tank maqedonas.

Ai shtoi: “Pavarësisht nga të gjitha përpjekjet e shoqërisë civile, partitë në pushtet duket se nuk duan të lejojnë që kontratat për këto projekte të bëhen plotësisht transparente dhe t’i nënshtrohen kontrollit të institucioneve të pavarura. Arsyeja kryesore e mosrespektimit të standardeve nuk është e vështirë të hamendësohet – partitë në pushtet mund të sigurojnë që paratë të përfundojnë në xhepat e bashkëpunëtorëve të tyre, gjë që shpesh çon në çmime të fryra”.

Franca ka qenë një kundërshtare kryesore e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Zyrtarët francezë argumentojnë se BE ka pasur disa përvoja të këqija me zgjerimin në vendet e Europës Qendrore dhe Lindore, si dhe me probleme të vazhdueshme me korrupsionin dhe sundimin e ligjit në vende si Rumania dhe Bullgaria. Ata thonë se ky ka qenë rezultat i lejimit të vendeve “të papërgatitura” për t’u bashkuar me BE-në dhe kanë frikë se vendet e Ballkanit Perëndimor janë kthyer në shtete të kapura nga politikanë të korruptuar, të lidhur me krimin e organizuar.

Në mars 2020, BE dha dritën jeshile për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për të filluar procesin e pranimit, por në nëntor, Bullgaria bllokoi hapat e mëtejshëm zyrtarë, për shkak të mosmarrëveshjeve dypalëshe me Maqedoninë e Veriut mbi gjuhën dhe historinë. Serbia dhe Mali i Zi tashmë kanë filluar bisedimet e anëtarësimit, por ato kanë qenë gjithashtu të ngadalta.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka paralajmëruar se BE do të humbasë terren ndaj fuqive rivale, nëse blloku nuk arrin të pranojë së shpejti vendet e Ballkanit Perëndimor./monitor/

Tags: BallkaniBEintegrimikorrupsionipastrimi i parave

JU SUGJEROJME

Çmimi Kadare 2023/ Juria e re me shkrimtarë e gazetarë nga Shqipëria e Maqedonia e Veriut
Kryesore

Çmimi Kadare 2023/ Shpallen 10 finalistët, dominojnë autorët e rinj

01/02/2023
Aleksandër Vuçiç: Nuk do të vendosim sanksione ndaj Rusisë
Bota

Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij

28/01/2023
PS mbledh sot Grupin Parlamentar për emrin e ri të presidentit
Kryesore

PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ

28/01/2023
Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
BE

Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras

27/01/2023
Next Post
Gjykata lë pas hekurave kryeprokurorin e Kukësit, burg edhe për shoferin

Gjykata lë pas hekurave kryeprokurorin e Kukësit, burg edhe për shoferin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Çmimi Kadare 2023/ Shpallen 10 finalistët, dominojnë autorët e rinj
  • Gjykata publikon arsyet e dënimit të Juventusit
  • Futsall 2023/ Tirana shpallet fituese e Kupës së Shqipërisë
  • Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij
  • PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In