Aktualitet

Korrupsioni në burgje, gjykata shpall të pafajshëm ish-deputetin socialist, Arben Çuko





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:07 - 27/01/20 |
mapo.al

Ish- drejtori i Burgjeve, Arben Çuko, ka marrë pafajësi nga gjykata. Në seancën paraprake, gjyqtari Sokol Tona ka pushuar çështjen në ngarkim të ish-deputetit socialist me argumentin se prokuroria nuk solli asnjë prove që lidh Çukon me korrupsionin në burgje.


Arben Çuko u arrestua pak muaj më parë në kuadër të operacionit “VOL-VO 4” në 18 tetor 2018, pasi doli në përgjimet e grupit “Avdylaj”, pjesë e dosjes së famshme 339.



Në këto përgjime Çuko u zbulua se favorizoi një të dënuar për të lëvizur nga një burg në një tjetër. Po ashtu Çuko u akuzua edhe për korrupsion, pasi shoferi i tij dyshohet se kishte marrë një shumë parash për të lehtësuar kushtet e një të dënuari.


Më pas Krimet e Rënda e hetuan me masën e arrestit në shtëpi dhe detyrim paraqitje deri në rrezimin e akuzave sot në dhomën penale Tiranë.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas