Aktualitet

Korrupsioni në polici, 480 raste ryshfeti në 9 muaj














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:16 - 23/08/21 |
mapo.al

Një pjesë e mirë e shqiptarëve mendon ende se mund t’i zgjidhë përmes dhënies se parave problemet me ligjin. Referuar të dhënave të mbledhura për një periudhë 9 mujore, ka rezultuar se fenomeni i korrupsionit të punonjësve të Policisë së Shtetit është në rritje.






Sipas monitorimit të ekspertëve të kësaj qendre, nga nëntori i vitit të kaluar deri në muajin gusht të këtij viti janë regjistruar 480 procedime për veprën penale të korrupsionit.


Në shumicën e këtyre rasteve vihet re se, qytetarët zgjedhin të paguajnë në formë rryshfeti policit rrugor vlera monetare duke filluar nga 10 euro ose 1 mijë lekë të reja për t’iu shmangur përgjegjësisë ligjore.







Numrin më te madh të rasteve të korrupsionit e përbejnë drejtuesit e mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor, qe duke u dhënë para efektiveve të policisë, duan te shmangin ndëshkimit me gjobë.




Rreth 5% e rasteve të proceduara kanë ofruar shuma prej 1000 lekë të reja deri në 8000 lekë të reja, për të mos iu nënshtruar detyrimit për të bërë testin e alkoolit, për të mos u ndëshkuar me gjobë kryesisht për mos vendosje të rripit të sigurimit apo për të mos vijuar procedurat për pezullimin ose e heqjen e patentës.



Po kështu ka rezultuar se, qytetarë të ndryshëm që kanë pasur probleme për të udhëtuar jashtë Shqipërisë, kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e policisë kufitare me shuma parash nga 50 deri në 100 euro./abcnews/

1


Etiketa: , , ,

Pas