Thursday, July 7, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Korrupsioni, pengesa kryesore për ekonominë dhe investimet

by mapo.al
25/12/2020
in Aktualitet, Blog
0

Sipas raportit “Doing Business 2020” të Bankës Botërore Shqipëria renditet e 82-ta, Maqedonia e 17-ta dhe Kosova e 57-ta.

Kjo e bën vendin tonë të fundit në Rajon e ndër të fundit në Kontinent për klimën e biznesit.

Ndaj edhe kompanitë serioze perëndimore nuk investojnë në Shqipëri. Vendi ynë, me një potencial të jashtëzakonshëm privohet nga një ekonomi e zhvilluar dhe investime të huaja vetëm për shkak të korrupsionit qeveritar.

Këtë e shprehu edhe Dhoma Amerikane e Tregtisë e cila shprehet e shqetësuar që Shqipëria renditet në vendet e fundit në rajon sa i përket thithjes së investimeve amerikane.

Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë Enio Jaço, u shpreh para pak kohësh se ndikim negativ ka niveli i korrupsionit, sistemi i taksave dhe krijimi i monopoleve.

“Shqipëria ka një bilanc tregtar prej 100 milionë dollarësh me SHBA, i cili është shumë i ulët. Po ta krahasojmë bilancin tregtar të Maqedonisë së Veriut me SHBA është 2.3 herë më i lartë, pra 230 milionë dollarë”, tha Jaço.

Taksat dhe korrupsioni mbeten shqetësimet kryesore për Shqipërinë në një kohë kur tregu rajonal po liberalizohet.

“Tregu i Ballkanit Perëndimor po liberalizohet dhe një nga vendimet që investitorët e ndryshëm marrin është se në cilin vend të Ballkanit do të investojnë”.

Madje në renditjen e Doing Business në rajon Shqipëria renditet e fundit. “Shqipëria renditet e 82-ta në klasifikimin botëror, Mali i Zi e 50-ta, Kosova e 57-ta, Serbia e 44-ta, Maqedonia e Veriut e 17-ta”, deklaroi kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë.

Raporti Doing Business 2020 i Bankës Botërore konstaton se:

– Biznesi i ryshfeteve është zgjeruar ndjeshëm në 6 vitet e fundit teksa kompanitë shqiptare janë detyruar të paguajnë më shumë nën dorë për zyrtarët e shtetit.

– Sipas Bankës Botërore për vitin 2019, mbi 36% të bizneseve shqiptare u është kërkuar të paktën një herë ryshfet nga zyrtarët e shtetit. Kjo shifër është tre herë më e lartë se mesatarja e rajonit dhe mbi dy herë më e madhe se sa mesatarja botërore.

– Por, përtej krahasimit me vendet e tjera, korrupsioni është përkeqësuar edhe në kohë. Sipas Bankës Botërore, krahasuar me vitin 2013, frekuenca e ryshfeteve është rritur me gati dy herë, nga 20.6% që ishte atëherë në 36.1% sot. Madje frekuenca aktuale e ryshfeteve, sipas Bankës Botërore është më e lartë edhe se sa në vitin 2005.

– Në vrojtimin për bizneset Banka mat një sërë treguesish që lidhen me korrupsionin.

Përveç kërkesave për ryshfet, ajo mat edhe thellësinë e këtij treguesi, përqindjen e kompanive që japin para nën dorë për inspektorët e taksave si dhe atë të bizneseve që japin dhurata për të marrë kontrata nga qeveria.

Të gjithë këta tregues janë përkeqësuar në rend dyfish.

Një situatë e tillë e një niveli kaq të rëndë korruptiv dhe një terreni aspak të papërshtatshëm për klimën e biznesit, e krijuar nga qeveria aktuale, dëshmon se ajo jo vetëm nuk mund të jetë zgjidhja por është problemi për zhvillimin ekonomik të vendit, sidomos në realitetin e ri ekonomik në të cilën është përfshirë mbarë bota.

Zgjidhja e vetme është një qeverisje e re. Një qeverisje që ka si filozofi zhvillimin dhe jo përfitimin apo favorizimin e një grushti oligarkësh.

Shembujt e suksesit të zhvillimit ekonomik i kemi fare pranë nesh.
Maqedonia e Veriut është njëra prej tyre. Me një strategji zhvillimore që duhet marrë si model e cila ka thithur edhe bizneset shqiptare për shkak të kushteve tejet të favorshme për investime që ka vënë në zbatim.

Më 25 prill shqiptarët duhet të votojnë për ndryshimin e madh. Për një qeverisje më të mirë që sjell zhvillim ekonomik, stimulon investimet vendase dhe thith investime të huaja.

Që të rritet punësimi dhe të promovohen produktet Made in Albania. Që të rinjtë tanë të mos largohen dhe vendi të mos shpopullohet.

Që Shqipëria të nisë e të jetë një vend dinjitoz dhe europian, ashtu siç i takon të jetë, jo nesër por dje, jo në të ardhmen por vite më parë.

Tags: Bledar Kurti

JU SUGJEROJME

Monika Kryemadhi nga protesta: Sot detyra e opozitës është që mos zhgënjejë shqiptarët si një vit më parë
Aktualitet

Monika Kryemadhi nga protesta: Sot detyra e opozitës është që mos zhgënjejë shqiptarët si një vit më parë

07/07/2022
Kuvendi i Shqipërisë miraton anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO
Aktualitet

Kuvendi i Shqipërisë miraton anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO

07/07/2022
Autobusi po vjen bosh në Tiranë/ Bilali: Shkodranët kanë treguar që gjithmonë kanë pasë “zâ” kur duhet!
Aktualitet

Autobusi po vjen bosh në Tiranë/ Bilali: Shkodranët kanë treguar që gjithmonë kanë pasë “zâ” kur duhet!

07/07/2022
“Atë që Skënderbeu e bëri me shpatë, unë dua ta bëj me penë”, deklaronte dikur Kastriot Myftaraj
Aktualitet

“Atë që Skënderbeu e bëri me shpatë, unë dua ta bëj me penë”, deklaronte dikur Kastriot Myftaraj

07/07/2022
Next Post
Ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, pranga 28-vjeçarit

"Kushte atmosferike të paqëndrueshme" - Njihuni me parashikimin e motit sot

No Result
View All Result

     





Më Të Lexuarat

  • Dëmtohet ish-futbollisti i Kukësit, ja ku operohet ai
  • Monika Kryemadhi nga protesta: Sot detyra e opozitës është që mos zhgënjejë shqiptarët si një vit më parë
  • Ndahet nga jeta aktori i famshëm i “The Godfather”
  • Kuvendi i Shqipërisë miraton anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO
  • Protesta e opozitës, qytetarët me pankarta ‘Boll vodhët’



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In