Kryesore

Kosova 600 milionë euro për rimëkëmbjen ekonomike, në Shqipëri asnjë paketë e re








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:30 - 04/12/20 |
mapo.al

“Rreth 600 milionë euro arrin vlera e projektligjit për rimëkëmbje ekonomike, nga i cili do të përfitojnë bizneset dhe qytetarët” ka thënë kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti. Projektligji për rimëkëmbje ekonomike, është votuar të premten në Kuvendin e Kosovës.



Por teksa Kosova ka miratuar vendimin, në Shqipëri nuk ka asnjë plan për të ndihmuar bizneset dhe qytetarët. Kryeministri Edi Rama është shprehur se nuk ka nevojë për një paketë shtesë, pavarësisht se shumë biznese kanë falimentuar ose janë drejt falimentit. Kosova parashikon që të paguajë një pjesë të kursimeve që mund të heqin qytetarët nga banka, të paguajë puntorët që humbasin punën, por edhe të japë 200 milionë euro për bizneset.


Kush përfiton në Kosovë



Avdullah Hoti në një konferencë për media, pas miratimit të këtij projektligji, ka thënë se 212 milionë euro është vlera që besohet se qytetarët do të tërheqin kursime nga Trusti i Kursimeve Pensionale të Kosovës.



Sipas projektligjit, nëse një kontributpagues tërheq 10 për qind të kursimeve deri në vlerë të 10,000 eurove, Qeveria e Kosovës do ta kompensojë të njëjtin brenda pesë vjetëve të ardhshëm.


Rreth 200 milionë euro janë paraparë në buxhetin e vitit të ardhshëm për bizneset si dhe një vlerë prej 20 milionë eurosh është planifikuar për punëtorët të cilët e humbin punën për shkak të pandemisë se shkaktuar nga koronavirusi.

Lexo edhe :  "Ramën s'e pranon Europa" - Gjekmarkaj: Vesh çitjanet e shkon me vrap në Turqi

Përmes këtij projektligji, për sektorin e gastronomisë do të ulet tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH) nga 18 në 8 për qind. Po ashtu, parashihet që Fondi Kreditor Garantues i Kosovës, (FKGK) të autorizohet që të lëshojë garanci kreditore me përqindje të mbulesës nga 50 deri në 80 për qind. “Unë besoj se kjo do të gjenerojë miliona euro investime, sepse është një lehtësim i madh për bizneset” tha Hoti.

Po ashtu është paraparë që lënda e parë, e cila prodhohet në Kosovë, të lirohen nga TVSH-ja.

Në bazë të programit të rimëkëmbjes ekonomike deri më tani janë shpërndarë 260 milionë euro duke përfshirë 60 milionë euro për bizneset, subvencione në bujqësi, gratë për gratë ndërmarrëse e të tjera.

Ky projektligj, i cili shndërrohet në ligj pas dekretimit të presidentit të Kosovës, do të mbetet në fuqi deri më 31 dhjetor 2021, përjashtimisht disa dispozitave që do të jenë të vlefshme deri në vitin 2028.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas