Arkiva 2

Kosova, ende asnjë rast me koronavirus





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:20 - 13/03/20 |
mapo.al

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës, ka njoftuar qytetarët se deri më tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar me coronavirus (COVID-19).


Nëpërmjet një postimi në Facebook, Ministria u bën thirrje të gjitha mediave që të kenë konsideratë për ndjeshmërinë e situatës rreth coronavirusit Covid-19 dhe të marrin gjatë raportimit të tyre për bazë vetëm informacionet e dhëna nga institucionet zyrtare të Republikës së Kosovës.


Komunikatë për media


”MSH: Nuk ka raste të konfirmuara me Koronavirus Covid-19 në Kosovë


Prishtinë, 13 mars 2020
Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje të gjitha mediave që të kenë konsideratë për ndjeshmërinë e situatës rreth Koronavirusit Covid-19 dhe të marrin gjatë raportimit të tyre për bazë vetëm informacionet e dhëna nga institucionet zyrtare të Republikës së Kosovës.

Ju njoftojmë, se deri më tani, në Kosovë, nuk ka asnjë rast të konfirmuar të Koronavirusit Covid-19 në Kosovë.

Të gjitha rastet e dyshimta gjatë ditës së sotme, janë duke u testuar në Laboratorin e Mikrobiologjisë Humane në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, dhe janë duke u proceduar sikurse edhe rastet e ditëve të kaluara.

Me të përfunduar të testimit, publiku do të njoftohet zyrtarisht për rezultatet.



Pas