Gjashtë muaj pas përfundimit të zgjedhjeve, Kosova është bërë me Qeveri të re.
Kuvendi i Kosovës e miratoi Qeverinë e Isa Mustafës.
Nga 115 deputetët e pranishëm, për kabinetin e propozuar nga i nominuari për kryeministër Isa Mustafa, votuan 73 deputetë, kundër ishin 38 dhe vetëm dy abstenuan.
Kundër Isa Mustafës kryeministër kanë votuar edhe kësaj radhe disa deputetë të LDK-së, në mesin e tyre edhe Vjosa Osmani.
Kjo nuk e ka bërë të ndihet mirë Isa Mustafën, i cili me të marrë fjalën si kryeministër i vendit ka thënë se falënderon të gjithë ata që e votuan pro dhe kundër, por jo edhe ata deputetë të LDK-së që e bënë këtë gjë.
“Do të punoj me të gjithë bashkarisht në interes të zhvillimit ekonomik, familjeve tona dhe qytetarëve të Kosovës. Falënderoj për këtë besim për të gjithë ju që më votuat, ata që votuan kundër dhe abstenuan. E gjithë kjo vlen për të gjithë ju, por jo për deputetët e LDK-së”, ka thënë Mustafa në fjalimin e tij të parë.
Kabineti
Kryeministër i Republikës së Kosovës – Isa Mustafa
Zv. kryeministër Parë – Hashim Thaçi
Zv. kryeminister – Kujtim Shala
PDK
- Ministër i Punëve të Jashtme – Hashim Thaçi
- Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë – Arsim Bajrami
- Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural – Memli Krasniqi
- Ministria e Diasporës – Valon Murati
- Ministria e Drejtësisë – Hajredin Kuci
- Ministria e Integrimit Evropian – Bekim Qollaku
- Ministria e Zhvillimit Ekonomik – Blerand Stavileci
- Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor – Ferid Agani
- Minister i Shtetit dhe Udhëheqës i dialogut teknik Kosovë-Serbi – Edita Tahiri
LDK
- Ministria e Punëve të Brendshme – Skender Hyseni
- Ministria e Shëndetësisë – Imet Rrahmani
- Ministria e Infrastrukturës – Lutfi Zharku
- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë – Hikmete Bajrami
- Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës – Haki Demolli
- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit – Kujtim Shala
- Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale – Arban Abrashi
- Ministria e Financave – Avdulla Hoti
Minoritetet
- Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal – Aleksandër Jablanoviq
- Ministria për Komunitete dhe Kthim – Slobodan Petroviq
- Ministra e Administratës Publike – Mahir Yagcilar