Aktualitet

Kosova dhe Izraeli më 1 shkurt lidhin marrëdhënie diplomatike














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:45 - 29/01/21 |
mapo.al

Më 1 shkurt Kosova dhe Izraeli do të firmosin vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, ka njoftuar Ministria e Jashtme dhe e Diasporës në Kosovë.






Firmosja zyrtare e lidhjes së marrëdhënieve diplomatike do të bëhet nga ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, dhe ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Gabriel Ashkenazi.


“Republika e Kosovës po hyn në një etapë të re historike me shtetin e Izraelit. Shtetësia dhe subjektiviteti ndërkombëtar i Kosovës po konsolidohet fuqishëm”, thuhet në njoftim.





“Ky moment tejet i rëndësishme për ne, është përjetësim i miqësisë së gjatë, mes popujve tanë, që tani po kurorëzohet me lidhjen e marrëdhënieve diplomatike”, citohet të ketë thënë shefja e diplomacisë kosovare, duke shtuar se Kosova është përjetësisht mirënjohëse ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Lexo edhe :  Shpejtësi dhe të dehur - Policia pezullon 105 patenta në 24 orë (VIDEO)


Më 4 shtator 2020, Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, dy dokumente për normalizimin e raporteve ekonomike, në prezencë të ish-presidentit amerikan, Donald Trump. Ato u ndërmjetësuan nga i dërguari i atëhershëm i Trumpit për dialogun, Richard Grenell.


Me marrëveshjen e nënshkruar në Uashington, Kosova është zotuar se do të vendosë marrëdhënie diplomatike me Izraelin dhe se do ta hapë misionin e saj diplomatik në Jerusalem, ndërsa Serbia është zotuar se do ta zhvendosë ambasadën e saj ekzistuese në Izrael nga Tel Avivi në Jerusalem./REL/

1


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas