Monday, July 11, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Kosova dhe Shqipëria më afër integrimit të tregut të përbashkët energjetik

by mapo.al
07/12/2021
in Aktualitet, Kryesore
0

Kosova dhe Shqipëria më afër integrimit të tregut të përbashkët energjetik

Rregullatorët e energjisë të Kosovës dhe Shqipërisë nënshkruan të martën në Prishtinë një marrëveshje për njohjen e ndërsjellë të licencave për tregtimin dhe furnizimin me energji elektrike.

Kryesuesit e bordeve të rregullatorëve të të dyja vendeve thanë se ky është një hap drejt bashkimit të tregut energjetik.


“Kosova dhe Shqipëria me zbatimin e këtij procesi konfirmojnë gatishmërinë e tyre për integrimin e tregjeve si një nga obligimet themelore të komunitetit të energjisë”, tha kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë në Kosovës, Ymer Fejzullahu.

“Rritja e çmimeve ka pasur një efekt në ekonomitë e rajonit si dhe përkeqësimin e financave të kompanive publike që sigurojnë furnizimin me energji elektrike të konsumatorëve fundor, në tregun rregulluar e cila do të ketë efekte në konsumatorin qoftë nëpërmjet tarifave apo ndërhyrjeve tjera financiare të qeverive”, tha kryesuesi i Bordit të Entit Rregullator të Energjisë, Petrit Ahmeti.

Ministrja e Ekonomisë në qeverinë e Kosovës, Artane Rizvanolli tha se integrimi i tregut të energjisë me atë të Shqipërisë është një ndër synimet thelbësore strategjike të qeverisë për këtë sektor.

“Duke qenë që kapacitetet tona gjeneruese vijnë nga burimet e ndryshme, integrimi i tregut të energjisë do të lejojë që të shfrytëzojmë burimet që kemi secili prej nesh në mënyrë më optimale. Si rrjedhojë, sistemet tona do të bëhen më të afta për të përballuar luhatjen në kërkesat për energji elektrike në të vendet tona”, tha ajo.

Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë në qeverinë e Shqipërisë, Ilir Bejtja, tha se nga bashkimi i tregut të energjisë do të përfitojnë të dyja vendet.

“Kjo do të bëj të mundur që të kemi investime të reja në fushën e energjive të rinovueshme për të rritur dhe diverssifikuar prodhimin e energjisë në të dy krahët e kufirit, në këtë treg shqiptar të energjisë dhe do të bëj të mundur që këtu të vijnë investime ose interesa të vendeve fqinje për t’u furnizuar me energji por edhe për të sjellë energji nga burimet e tyre”, tha ai.

Udhëheqësi i ekipit për energji në USAID, Louay Samouie tha se procesi i bashkimit të tregut energjetik ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë ka potencialin për të ripërcaktuar perspektivën e energjisë në të dy vendet.

“Një treg i dyfishtë pritet të sjellë përfitime ekonomike për të dy vendet dhe të përmirësojë sigurinë energjetike për rajonin duke nxitur konkurrencën, rritjen e likuiditetit dhe mundëson një shfrytëzim më efikas të burimeve të prodhimit”, tha ai.

Përfaqësuesit e dy vendeve thanë se Kosova dhe Shqipëria duhet të rrisin investimet në energjinë e ripërtërishme pasi që të dyja vendet varen nga një burim i prodhimit të energjisë. Ata thanë se bashkimi i tregjeve do të ulë kostot dhe do të rrisë eficencën e energjisë, posaçërisht në një kohë kur të dyja vendet po përballen me çmime shumë të larta të importit të energjisë, për shkak të rritjes së çmimeve në tregjet botërore./Leonat Shehu/VOA

JU SUGJEROJME

Banesat rriten me 60 për qind gjatë 10 viteve të fundit
Ekonomi

Banesat rriten me 60 për qind gjatë 10 viteve të fundit

11/07/2022
E rëndë/ Djali i vetëm në familje, rrëzohet nga skela ku punonte dhe humb jetën
Aktualitet

E rëndë/ Djali i vetëm në familje, rrëzohet nga skela ku punonte dhe humb jetën

11/07/2022
Tragjike/ 5-vjeçari fut kokën në tullumbace dhe vdes nga asfiksia
Bota

Tragjike/ 5-vjeçari fut kokën në tullumbace dhe vdes nga asfiksia

11/07/2022
Ndahet nga jeta mjeku dhe epidemiologu i shquar shqiptar
Aktualitet

Shifrat e 24 orëve të fundit, bien ndjeshëm rastet Covid

11/07/2022
Next Post
Qytetet me pemët më fantastike të Krishtlindjeve…

Qytetet me pemët më fantastike të Krishtlindjeve...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     





Më Të Lexuarat

  • Banesat rriten me 60 për qind gjatë 10 viteve të fundit
  • Shtohen të huajt, nga Italia deri në Britani, që kërkojnë punë në Shqipëri
  • E rëndë/ Djali i vetëm në familje, rrëzohet nga skela ku punonte dhe humb jetën
  • Tragjike/ 5-vjeçari fut kokën në tullumbace dhe vdes nga asfiksia
  • Shifrat e 24 orëve të fundit, bien ndjeshëm rastet Covid



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In