Aktualitet

“Kosova do të vazhdojë rrugën drejt BE”/ Hoti-Vuçiçit: Nuk ka marrëveshje me Serbinë pa njohje reciproke








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:08 - 19/12/20 |
mapo.al

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka qenë po aq i prerë sa dhe vetë Presidenti serb Vuçiç për deklaratën e djeshme që nxiti debat mes dy vendeve.



Një ditë më parë Vuçiç tha se sa të jetë ai President Serbia nuk e njeh Kosovën, ndërkohë që mandati i tij mbaron në prill të 2022.


Sot Hoti thotë se këto deklarata nuk i kontriubojnë dialogut. Ai siguron se pa njohje reciproke Kosovë-Serbi, s’ka as marrëveshje për të cilën poz hvilloeht dialogu.



Statusi i Hotit



Nuk ka marrëveshje me Serbinë pa njohje reciproke.


Kosova mbetet  e përkushtuar që të gjitha çështjet e hapura me Serbinë të përmbyllen përmes dialogut, i cili po zhvillohet në Bruksel, me ndërmjetësimin e BE-së.

Deklaratat se fqinji ynë verior nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës nuk i kontribuojnë dialogut. Dialogu ka rifilluar mbi parime të qarta për marrëveshje përfundimtare për normalizim të marrëdhënieve dhe njohje reciproke, dhe nuk do të ketë marrëveshje të pjesshme. Nëse nuk do të ketë njohje reciproke, atëherë nuk do të ketë as marrëveshje.

Lexo edhe :  Koronavirusi në Kosovë - 9 viktima dhe 294 raste të reja

Kosova do të vazhdojë rrugën drejt Bashkimit Evropian.

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas