Aktualitet

Kosova drejt zgjedhjeve, shpërndahet Parlamenti






               Publikuar në : 11:08 - 22/08/19 |
mapo.al

Deputetët e Kosovës kanë votuar pro shpërndarjes së Kuvendit, duke i hapur kështu rrugë zgjedhjeve të parakohshme.


Pro shpërndarjes kanë votuar 89 deputetë, ndërsa 1 kundër dhe 2 abstenime. Prezenca në sallë ishte 105 deputetë.

Kjo seancë e jashtëzakonshme u caktua ditë më parë në kryesi të Kuvendit, pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit. Ai njoftoi në fund të korrikut dorëheqjen e tij pas ftesës që mori për në Hagë në cilësinë e të dyshuarit për krime lufte.

Si pikë e parë e rendit të ditës, ndërkaq ishte edhe votimi i marrëveshjes IPA, e cila kaloi me 103 vota pro dhe asnjë kundër. Në sallë munguan deputetët e Listës Serbe.

 


Etiketa: , , ,

Pas