Serbi-Shqipëri në Beograd, ai 14 tetor i vitit 2014, ende nuk ka mbaruar… Ose më saktë, përsëritet, sa herë është mundësia, sërish në një fushë futbolli. Nga droni te simbolet kuqezi që tërbojnë serbët, gjithmonë dhe kudo, duke përmendur dhe Kosovën në mes.
Kështu, miqësorja mes Brescias dhe Vojvodina në Orzinuovi të Brescias u ndërpre pikërisht sepse tifozët serbë që ndodheshin aty, nuk kanë duruar që 2-3 tifozë shqiptarë janë ngjitur në rrethimin e fushës dhe kanë shpalosur flamurin shqiptar dhe simbolet kuqezi, duke bërtitur “Kosova është Shqipëri!”.
Më pas, tifozët serbë kanë hyrë në fushë dhe kanë vrapuar drejt vendit ku ndodheshin shqiptarët, që të paktë në numër, 2 ose 3, kanë vrapuar dhe janë larguar, por gjesti i tyre ndërpreu ndeshjen totalisht.
LEXO EDHE:
Breshia-Vojvodina/ Shpaloset flamuri kuqezi, serbët pushtojnë fushën