Teksa Kosova ka siguruar sot medaljen e dytë të artë në Lojrat Olimpike të Tokios, pasi ka shkëlqyer me një tjetër xhudiste, Nora Gjakova, një urim ka ardhur nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Në përmjet një postimi në Facebook, Rama i thotë “bravo” xhudistes nga Kosova. “YLL Bravo Bravo Bravo #noragjakova #KampioneOlimpike #RESPEKT ” shkrua Rama.
Ndërkohë edhe kreu i PD-së Lulzim Basha me anë të një postimi në Twitter, ka uruar Nora Gjakovën për medaljen e artë. “Gëzojmë për medalisten e artë🏅Nora Gjakovën dhe për Kosovën sepse ky nuk është vetëm një sport por një shtet që nëpërmjet sportit ngrihet ballëlartë në arenën ndërkombëtare dhe na nderon të gjithëve! Historike! 🇽🇰” shkruan Basha.
Nora Gjakova fitoi medaljen e artën në kategorinë 57 kilogramë. Gjakova në finale u ndesh me francezen Sarah Leoine Cysiquen, të cilën e mposhti jo me pak vështirësi.
LEXO EDHE:
Tjetër ditë historike, Nora Gjakova mund rivalen franceze dhe i sjell Kosovës të artën e radhës