Aktualitet

Kosova ka një demokraci të gjallë, ne kemi 8 vite fjalime të Skënderbeut








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:30 - 22/12/20 |
mapo.al

Demokracia tek ne në Shqipëri, është rrëgjuar, plakur e gjymtuar ende pa u konsoliduar si e tillë, dhe ka marrë formën e ngjyrat e retorikave të shefit të rilindjes.



Sado ta kurojë ai mjekrën nën shëmbëlltyrën e Ismailit apo Skënderbeut, në ato fjalime nuk ka më asgjë të re. Po bëhen 8 vite tashmë, të njëjtat dokrra.


Përfundoi ky sistem t’i ngjajë kryekëput atij, duke qenë se vota e lirë u zëvendësua me realizim objektivi dhe tërmet, dhe institucionet ranë njëri pas tjetrit.



Dy garancitë e mëdha që demokracia mos të shkojë sipas normave që dekreton ai që ka pushtetin.



Krejt në të kundërt, në Kosovë ku liria erdhi shumë më vonë, me gjithë problemet e mëdha, demokracia funksionon, është vibrante, dhe prodhon rezultate.


Atje vota ka sjellë ndryshime e përmbysje herë pas here.

Dhe institucionet, si Gjykata Kushtetuese, kanë marrë vendime që kanë frenuar e ndaluar pushtetin, kur e kanë gjetur në tejkalim të ligjit themelor.

Siç ndodhi edhe dje.

Gjykata Kushtetuese e dërgoi Kosovën drejt kutive të votimit për të kërkuar legjitimitet.

Lexo edhe :  Rama: Në zgjedhje PS shkon vetëm, e bëmë në 2017-ën, funksionoi

Kjo për shkak se u konstatua që mandati i një deputeti që ka mbështetur qeverinë e fundit, është i pavlefshëm, si i dënuar më parë për krim.

Tek ne, kemi pasur një dyzinë deputetësh, apo edhe kryetarë bashkish që kanë konsumuar vepra të rënda penale. Duhej të kishim pasur zgjedhje të reja, parlament të ri, dhe pushtet të ri vendor në disa zona, nisur nga ky standard.

Po çdokush e kupton se standardi, ligji, norma këtu tek ne është zëvendësuar me trillet e shefit të madh. Ai është vija e sjelljes, ai është gjykata, ai është drita dhe rruga që duhet ndjekur, ai e ndan çka është e mirë apo e keqe.

Mund të jetë Skënderbe, mbinjerëzor, lider global, sipas intelektualëve të rilindjes që besojnë edhe se do e sjellë vaksinën në Shqipëri më shpejt nga të gjithë, mund të jetë ai frymëzimi i taulantëve dhe elisave, por asgjë nuk e zëvendëson demokracinë, votën, institucionet.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas