Për të hyrë në Kosovë duhet të përballesh me radhë kilometrike. Me qindra automjete të Kosovës dhe të Shqipërisë po presin në Rrugën e Kombit për të hyrë në Kosovë ndërsa radha vazhdon deri në Morinë.
Situata është krijuar për shkak të masave anti-covid që po zbatohen nga pala Kosovare në pikën e kalimit kufitar Vermicë por edhe për shkak të numrit të madh të shqiptarëve të Kosovës që kthehen pas pushimeve në bregdetin shqiptar.
Mjetet po presim prej disa orësh për të hyrë në Kosovë ndërsa situata është komplikuar që prej 31 gushtit kur pala kosovare nisi të kërkojë test PCR ose certifikatë vaksinimi, ndërsa pranë pikës së kalimit kufitar është vendosur një laborator për test të shpejtë me 25 euro.
Ndërsa presin, qytetarët e Kosovës thonë se më mirë të ishte mbyllur kufiri.