Kosovë – Qeveria në detyrë është duke e mbajtur një mbledhje online dhe ka marrë vendime për lehtësim të masave për COVID-19.
Në këtë mbledhje është vendosur që të hiqet ora policore.
“Kryesorja është që hiqet ora policore në zonat e kuqe. Operatorët ekonomik punojnë deri në orën 22:00. Studentët i kthehen ligjeratave në fakultet, hiqet opsioni online”, thuhet në njoftimin e ardhur.
Kujtojmë se shifrat e të infektuarve me Covid-19 në Kosovë në javët e fundit kanë pësuar rënie të ndjeshme. Dje vendi shënoi vetëm 307 raste të reja dhe 4 viktima.