Sunday, June 4, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Kosova mbas Washingtonit e Brukselit – Marrëveshja e Shtëpisë së Bardhë e gjilpëra në plevicë

by mapo.al
11/09/2020
in Aktualitet, Blog
0

Kur në kuadrin e një turi europian në qershor 2007 presidenti amerikan George W. Bush vizitoi edhe Shqipërinë, nderimet e veçanta shtetërore dhe entuziazmi masiv i popullit në rrugë ishin në kontrast me pritjen e vakët apo edhe të ftohtë gjetiu.

Media europiane, përgjithësisht kritike ndaj Bushit raportoi kryesisht pohimin e një televizioni shqiptar pranë opozitës se presidentit i kishin vjedhur orën në Fushë-Krujë. Pohimi ishte krejt pa burime dhe Shtëpia e Bardhë menjëherë e mohoi zyrtarisht atë.



Ky episod m’u kujtua teksa lexoja ditët e fundit komentet në Europë mbi marrëveshjen për normalizimin ekonomik mes Kosovës e Serbisë të nënshkruar më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë.

Ndërkohë antipatia ndaj personit Donald Trump në Europë është shumëfish më e lartë se ajo ndaj George Bush-it asokohe e nuk kufizohet vetëm në qarqet e majta. Prandaj nuk ishte surprizë që shqetësimi se mos presidenti amerikan përfitonte elektoralisht dominonte ndaj konsideratave mbi dobinë e mundshme të këtij akti për popullin në Kosovë e në Serbi. Edhe toni ishte përgjithësisht qesëndisës.Ndërsa komentet më të specializuara  fokusoheshin për shembull:

– tek mangësitë e dokumentit të nënshkruar në prizmin e teknikës së traktateve ndërkohë që marrëveshjet e nënshkruara me ndërmjetësimin e Brukselit janë të përsosura në këtë aspekt, por megjithatë implementimi tyre, për pasojë edhe dobia, ka mbetur afër zeros;

– tek paralelizmi i projekteve të marrëveshjes amerikane me ata të Proçesit të Berlinit, gjë që është e vertetë por ShBA në 4 shtator ofroi edhe mbështetje financiare për ta;

– tek fakti që përsëriten impenjimet e marra nga dy palët në procesin e dialogut të udhëhequr nga BE, i cili filloi në vitin 2011 edhe pse aty-këtu pranohet se karota europiane shpesh nuk ka mjaftuar për zbatimin në terren dhe është dashur “shkopi” amerikan për “të kry punë”;

-tek fakti që disa angazhime janë jashtë kontekstit ballkanik e synojnë  reduktimin e influencës në Kosovë e Serbi të fuqive anti-perëndimore,  megjithëse kjo influencë ka qenë e është edhe shqetësim madhor i Europës e deri tek elementë disi eksentrikë të tekstit (kur nuk të prishin punë cfarë halli ke ?!) e kështu me rradhë.

Gjithashtu kritikohej aksioni në kokë të vet i amerikanëve, të cilët rrëmbyen rolin leader dhe nuk qënkeshin konsultuar e koordinuar me Brukselin dhe Europën në përgjithësi. Kjo e fundit është me bazë pasi mos bashkëpunimi transatlanitk është ogur i keq për Kosovën e Ballkanin. Por problemin duam t’a quajmë të kapërcyer pas sqarimit të negociatiorit Grenell për këtë çështje. Ai tha se Washingtoni kishte qenë në kontakt të ngushtë me Berlinin e Parisin dhe se ShBA do të mbështesnin fort dialogun e drejtuar nga Përfaqsuesi i Lartë i BE-së Borrell e i derguari i posaçëm i tij Laicak.

Ajo që dallon kësaj here në komentet në shqip, sidomos në Kosovë, është se një numër shumë më i madh zërash e penash kanë adoptuar tone ultra kritike ndaj marrëveshjes e jo rrallë jomiqësore ndaj kumbarëve amerikanë të saj. Mbase kjo reflekton qasjen ndaj personit Donald Trump në qarqet politiko-kulturore jo vetëm të majta në Europë; mbase është inerci e inatit për shkarkimin e qeverisë së parë pas zgjedhjeve parlamentare të tetorit.

Çdo marrëveshje është produkt i kontekstit e i kompromisit dhe të pretendosh në të perfeksionin apo maksimalen është si të kërkosh gjilpërën në plevicë. Por ndërsa Serbia po tenton të diversifikojë miqtë e aleatët, Kosova, laj thaj, mbetet me Europën e Amerikën. Prandaj shpresoj shumë që këto ekzagjerime të jenë të përkohshme e të kaluara.

Tags: Nga Genc Pollo

JU SUGJEROJME

Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!
Aktualitet

Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!

31/03/2023
Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
SHIFRA E DITËS: Në 10 vite ka ikur 7.5 përqind e popullsisë, humbja në miliarda euro
Aktualitet

10 universitetet më të mira sipas “Rankimit të Shanghait… dhe Shqipëria

08/03/2023
Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i  varfëron edhe më tepër shqiptarët
Aktualitet

Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i varfëron edhe më tepër shqiptarët

08/03/2023
Next Post
Koronavirusi/ Rriten shifrat në Itali, 1210 raste të reja në 24 orët e fundit

Koronavirusi në Itali - 1616 raste të reja në 24 orët e fundit

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Dojna Mema me studentët e UET: Krijoni sa më shumë eksperienca të reja
  • Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit
  • Ditët e Studimeve Shqiptare në UET dhe debati mbi procesin e integrimit bëjnë bashkë Ditmir Bushatin dhe Besnik Mustafajin  
  • Java Ndërkombëtare/ 50 studentë dhe pedagogë nga Europa zbarkojnë në UET
  • 25 VITE MË PARË/ Serbët vetëm 200 metra afër, gjenerali i Divizionit të Kukësit: Jemi të përgatitur për çdo rast










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]

Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In