Kam qenë në vitin 2000, atë kohë, tamam në Prishtinë, dashuria për të cilën ndodhi ashtu e menjëhershme, e fortë dhe përderisa piva ujin e saj, si tregojnë atje duke qeshur, e desha më fort se Tiranën – vendlindjen time.
Shkela Kosoven e lirë, për të plotesuar një amanet të burrit tim të vrarë, Abaz Thaçi – Hero i Kosoves.
Punova në UNMIK për disa vjet në Banken Qendrore. Ishte tamam fund viti 1999 dhe dimri 1999-2000, dimër i acarte, i rëndë për t’u mbajtur mend, pas vdekjeve, vrasjeve, humbjeve të njerëzve, shkaterrimit psiqik dhe ekonomik. Fillim shekulli i ftohtë. Mbaj mend korbat, sorrat dhe zogj të zinj, me shumicë, që çirreshin krrau – krrau. Toka plot të vdekur.
“Më të mirët shkuan“, këto fjalë që m’i thane dy shokët e tim shoqi, teksa po pinim një mbrëmje një çaj, tek Grand Hotel, nuk di pse, por kështu e kam identifikuar Kosovën e pasluftes. Shekulli 21, beri tok dy shtete shqiptare në Ballkan. Që, për hir të së vërtetës, janë me Ballkan se i gjithe Ballkani. Theksoj se terminologjia Ballkan, perdoret gjërësisht ne Bote, për të identifikuar zona me grindje, konflikte të gjata dhe shume etnike.
Kosoves së pas-luftes i mungon respekti për të vraret, pjesës më të shendoshë të saj, shumica me 90% te ardhur nga emigracioni ne Perendim. Sepse për ta, Kosova ishte dashuria që i solli nga ishin nëpër Europe e Amerike, me një forcë thithese gravitacionale. Për të hyrë në luftë, per t’u perballur me rrezikun dhe vijen e parë. Kosharja, një nder epopete me rrenqethëse të luftes, koridorit nevralgjik Shqiperi-Kosove.
Qenia jone atë kohe, ishte gjithe sy e veshë për këtë betejë. Dhe sot e kesaj dite, 21 vjet pas vitit kuptimplotë 1999, Kosova vuan dhe nuk gjen rehat, termetohet dhe gdhin më e shkatërruar, tamam tek Institucionet e saj. Na dhemb shumë kjo panorame tigrash të uritur, na copeton zemren kur shohim luftra të poshtra politike, nga ato me intensitet te errët drakonian, me lloj lloj skenaresh. Na dhemb zemra kur shohim të deklaruar si ushtare te UÇK, 4-5 herë më shume në numër, të etur për benefite. Sikur tallen me gjakun e të vdekurve në atë luftë të madhe.
Gati gati, na duket se të rënët ishin budallenj që iken dhe u vrane, dhe ata që mbijetuan ishin me tinzarët e të mençurit, zakonisht, komandantë të shtabit të UÇK në Tirane, në hotel Rogner. Na dhemb gjaku për gjithçka pamë këto dite, neper ekrane, ne pikun e hallit me pandemine. Lufte për pushtet. Lufte kunder Albin Kurtit, sepse ai paska mbetur i paster, si njerezit e atyre viteve. E akuzuan si Marksist Leninist, si të paafte, si bukëshkelës.
Oh Zot! Në gjithë këtë qamet, parti të copetuara, pa gjymtyre, pa tru po e po, që drejtohen nga figura të dalë boje, me çehre të verdha e të keqija, korruptive deri ne palce, u benë aleate për të fshire nga faqja e dheut zgjedhjen dhe shpresën e popullit. T’i shpallesh luftë Albin Kurtit sot, është njelloj si t’i shpallje lufte Adem Jasharit në vitin 1998 – shprehet Ismail Kadare.
Përherë kujtoj atë ditë të vitit 2000 tek Grand Hotel, Prishtina, kur miqtë e tim shoqi më thanë pikellueshem se më të mirët shkuan. Kosova sot ka nevoje për një figurë të pastër. Sepse duhet të respektoje së pari gjakun dhe amanetet e djemve të saj që u vrane në agim të jetës së tyre.