Aktualitet

Kosova ndal Greqinë, Muriç pret penallti, Bjellorusia merr kreun e grupit të Shqipërisë







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:58 - 14/10/20 |
mapo.al

Pas rezultateve zhgënjyese përfshirë edhe atë barazim me Moldavinë në 7 ndeshjet e fundit, Kosova arriti të merrte një rezultat që konsiderohet tepër pozitiv pasi ndali në një barazim pa gola në Athinë, Greqinë që një muaj më parë e kishte mposhtur brenda në Prishtinë.


Një ndeshje ku pavarsisht mungesave të shumta, dardanët e luajtën mjaft mirë, madje në fillimin e pjesës së dytë ishin “flakë” duke e mbyllur Greqinë në portën e saj dhe duke shpërdoruar një mori me raste.


Dyshja e improvizuar përpara nga trajneri Challandes Kololli-Kastrati ishin vërtetë të frikshëm për mbrojtjen helene dhe sidomos sulmuesi i Dinamos së Zagrebit i cili shpërdoroi 2 raste të pastra.



Sfida u mbyll mes tensionin nga ana e lojtarëve të të dyja skuadrave ndërkohë që gjyqtari pasi i kishte rënë bilbilit ndëshkoi me karton të kuq mbrojtësin Fidan Aliti.


Kjo ishte pika e dytë në grupin 3 për Kosovën është edhe matematikisht jashtë garës për vendin e parë pas fitores së thellë që Sllovenia mori në transfertë ndaj Moldavisë.


Meritat në këtë barazim të dardanëve shkojnë edhe për portierin Aro Muriç që në minutën e 19-të, priti 11-metërshin shumë bujar të akorduar nga gjyqtari për të mos thënë të paqenë, duke ndalur tentativën e Bakasetas.

Në sfidat të Ligës C të Ligës së Kombeve, Maqedonia e Veriut barazoi 1-1 në fund ndaj Gjeorgjisë kundërshtar me të cilin do të diskutojë edhe kualifikimin në Euro 2020.

Nderin e maqedonasve e shpëtoi një shqiptar, pikërisht Ezgjan Alioski që kthehu në gol një 11-metërsh në minutën e 93-të. Bjellorusia ndërkohë mposhti 2-0 Kazakistanin dhe mori kreun e grupit 4 ku bën pjesë edhe Shqipëria në kuotën e 7 pikëve. Barazim 1-1 ndërkohë në sfidën Estoni-Armeni.


Etiketa:

Pas