Kosova ka ngushtuar diferencën ndaj Spanjës në Sevilla.
Përfaqësuesja e “Dardanëve”, që po vuante jashtë mase me ekipin e Enrique, ka gjetur golin me Halimin.
Dhe çfarë goli. Portieri i Spanjës ka dalë në një aventurë duke lënë portën dhe ndjekur deri në mesfushë topin pas një gabimi, por Halimi ka rikuperuar dhe me portën e boshatisur ka goditur nga rreth 40 metra duke shënuar.
Rezultati për monmentin është 2 me 1 në favor të ekipit spanjoll.