Aktualitet

Kosova nuk është e Serbisë – Beograd, kërkohet shkarkimi i kreut të Akademisë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:57 - 16/01/21 |
mapo.al

Deklarata e kreut të Akademisë Serbe, Vladimir Kostiq, se: “Kosova nuk është e Serbisë”, ka nxitur reagime të ashpra në shtetin fqinj. Nga mediat, publiku dhe politika ka patur deklarata të forta.





Madje, një grup prej 93 intelektualësh i kanë dërguar një letër të hapur Akademisë së Serbisë përmes të cilës kanë kërkuar shkarkimin e Vladimir Kostiq pas deklaratave të dhëna për Kosovën.


Kostiq kishte thënë në një intervistë se: “Dikush duhet t’iu tregojë këtyre njerëzve se Kosova nuk është më as de-facto as de-jure në duart tona”.





Nënshkrues të këtij peticioni që kërkojnë largimin e tij, janë; Milladin Arevarliq, Boglub Shijakoviq, Millan Lekiq, Sllobodan Vlladuqish, Sllobodan Antoniq, Caslav Korpivica, Dushan Prokoroviq, Milan Brdar, Misha Gjurkoqiv, Sllobodan Rejlic, Dragoslav Bokan.

Lexo edhe :  Gjermania dhe Franca mohojnë autorësinë e ‘non-papers’ për Kosovë-Serbi


Lidhur me deklaratat e Kostiq kanë folur edhe presidenti serb, Aleksander Vuçiç dhe kreu i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç.


 

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas