Aktualitet

Kosova paralajmëron reciprocitet me secilin shtet, përfshirë edhe Serbinë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:27 - 14/04/21 |
mapo.al

Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar masa të reciprocitetit për secilin shtet, përfshirë edhe Serbinë. Nga ekzekutivi thonë se një masë e tillë do të vendoset në secilën fushë ku ka veprime të njëanshme, të cilat, sipas tyre, shkelin parimin e barazisë dhe marrëveshjet e nënshkruara.





Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu e arsyeton një veprim të tillë si obligim të qeverisë dhe kryeministrit, Albin Kurti në mbrojtje të qytetarëve dhe interesave të shtetit të Kosovës.


Kryeziu nuk ka treguar për Radion Evropa e Lirë se kur mund të pritet një vendim për çështjen e reciprocitetit, por ka shtuar se vendimi do të merret me kohë.





Për shkak të mospranimit të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO), në nëntorin e vitit 2018, Qeveria e atëhershme e Kosovës e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, kishte vendosur taksë doganore, fillimisht 10 dhe më pas 100 për qind, ndaj mallrave të importuara nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.

Lexo edhe :  Pas dy muajsh fushate në internet, Netflix shton Kosovën në listën e shteteve


Nga qeveria pasuese, e udhëhequr nga Kurti, më 31 mars, 2020 taksa u shndërrua në reciprocitet me Serbinë, gjë që nxiti kundërshtim në Serbi, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkim Evropian. Heqja e kësaj mase ishte vendimi i parë i pasardhësit të Kurtit, Avdullah Hotit, i cili e hoqi reciprocitetin më 6 qershor, gjë që mundësoi rinisjen e dialogut politik mes Prishtinës dhe Beogradit zyrtar./REL/d


1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas