Rritja e çmimit të energjisë elektrike ka nxjerrë qytetarët e Kosovës në protestë.
Një prej organizatorëve të kësaj proteste, që do të fillojë në orën 12:00, Denis Krasniqi tha për Euronews Albania se dy kërkesat ndaj qeverisë janë: mos-miratimi i bllok tarifës së propozuar dhe që KEDS-i ti kalojë shtetit.
Protesta vjen dy ditë para se qeveria e Kosovës të miratojë propozimin e Zyrës Rregullatorë te Energjisë për vendosjen e tarifimit sipas konsumit te energjisë dhe rritjen prej 9% për të gjithë konsumatorët që shpenzojnë deri në 600 kilovat ore.