Aktualitet

Kosova “pushton” mediat zvicerane: Nuk ka humbur prej 9 tetorit 2017








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:12 - 07/09/19 |
ro ot

Kombëtarja e Kosovës në futboll është tashmë një realitet europian. Ecuria pozitive dhe optimizmi i “Dardanëve” është bërë herë pas here pjesë e shkrimeve të mediave të ndryshme në kontinent, por edhe më tej. Natyrisht, në Zvicër përcillet me më tepër interes ajo që po bën përfaqësuesja e shtetit më të ri në Ballkan, për shumë arsye. E para, sepse shumë lojtarë që luajnë me Kosovën janë pjesë e klubeve helvete.


E dyta, sepse dy vendet janë në garë për talentet shqiptarë, të cilët kanë tashmë më së paku dy zgjedhje. Dhe e treta, sepse në krye të të kaltërve është një trajner zviceran, Bernard Challandes. “Blick” i ka kushtuar vëmendje sot  Kosovës edhe për një fakt tjetër: “Sytë nga Kosova, sepse humbja e fundit e saj daton më 9 tetor 2017. 14 ndeshje pa humbur. Sot luan për kualifikueset e Kampionatit Europian, kundër Republikës Çeke. A mendoni se ky cikël do të vazhdojë?”






Etiketa: , , , ,

Pas