Kryesore

Kosova sërish në karantinë, kufizohet lëvizja, mbyllen lokalet e restorantet





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:11 - 05/07/20 |
mapo.al

Shtimi i rasteve me koronavirus, ka bërë që Kosova të rikthejë karantinën, duke filluar me orën policore dhe mbylljen e restoranteve. Vendimin e ka konfirmuar kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.


“Në qytetet ku ka numër te madh do të kufizohet plotësisht lëvizja. Nga sonte në Prishtinë, Prizren, Ferizaj, Vushtrri, do te kufizojmë plotësisht lëvizjen nga ora 21 deri në orën 5 në mëngjes. Do të përcjellim pastaj lëvizjet e numrave me infektime”, ka thënë Hoti.


Po kështu mbyllen resotrantet dhe një sërë lokalesh. “Mbyllen të gjitha lokalet e gastronomisë nga ora 21 deri në orën 5 të mëngjesit. Jashtë kufizimit lejohet puna vetëm në hapësira të hapura dhe shërbimin ‘merre me vete’. Numri i njerëzve përgjysmohet nëpër autobusë”, ka thënë Hoti.


Ai gjithashtu ka thënë se edhe në institucionet shëndetësore do të reduktohen shërbimet jo-esenciale.


“Do të reduktojmë numrin e të punësuarve në institucione vetëm në staf të domosdoshëm. Në institucione shëndetësore, do të reduktohen të gjitha shërbimet që janë jo-esecenciale që presin”, ka thënë Hoti.

Sa i përket funksionimit të gastronomisë dhe restoranteve, Hoti ka thënë se nga sonte të gjitha lokalet e gastronomisë do të jenë të mbyllura nda ora 21:00 deri në orën 5 të mëngjesit.

Ndërkohë ka theksuar se gjatë kohës që do të lejohet puna, do të lejohet vetëm shërbimi në hapësira të hapura dhe take away.

“Sa i përket bizneseve. Mbyllen të gjitha lokalet e gastronomisë nga ora 21 deri në orën 5 të mëngjesit. Lejohet puna vetëm në hapësira të hapura dhe take away”, ka thënë Hoti.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas