Aktualitet

Kosova shënon 1 viktimë dhe 11 raste të reja nga koronavirusi në 24 orë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:04 - 25/05/21 |
mapo.al

Autoritetet shëndetësore në Kosovë njoftuan sot se janë shënuar 11 raste të reja me koronavirus, shifër kjo që vjen nga realizimi i 3.291 testimeve.






Ndërsa është shënuar 1 viktimë nga virusi i rrezikshëm.


Rasti i vdekjes është nga komuna: Prizren 1 rast (67 vjeç).





Njoftimi:



258 TË SHËRUAR DHE 11 RASTE ME COVID-19!



Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.291 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 11 raste pozitive.

Brenda 24 orëve është raportuar vetëm 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rasti i vdekjes është nga komuna: Prizren 1 rast (67 vjeç).

Lexo edhe :  Kosovë - Vetëm 14 raste të reja me koronavirus, 1 i vdekur

Numri total i rasteve pozitive është 107.269 raste nga 597.019 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.241 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 258 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 101.725 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.303.

Rastet pozitive janë nga komunat: Drenas 3 raste, Prishtinë 3 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik, Skenderaj dhe Viti.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën! Respektoni distancën!

21


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas