Aktualitet

Kosova shënon 2 viktima dhe 58 të infektuar me koronavirus














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:23 - 21/05/21 |
mapo.al

Autioritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar sot dy viktima me koronavirus.






“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Mitrovicë 1 rast (73 vjeç), Prizren 1 rast (86 vjeç)”, thuhet në njoftim.


Në 24 orët e fundit janë regjistruar 58 raste të infektimit me këtë virus, pas realizimit të 2,816 testimeve.







IKSHPK-ja ka njoftuar se më 21 maj janë shëruar 156 pacientë nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi, derisa raste aktive janë 3,840.



Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 107,178 pacientë me këtë virus.



Prej tyre 2,239 kanë vdekur.

Njoftimi i IKSHPK:

156 TË SHËRUAR DHE 58 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.816 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 58 raste pozitive.

Lexo edhe :  Pandemia, Brataj zbulon skenarët e vjeshtës: Mund të hapen spitalet rajonalë

Brenda 24 orëve janë raportuar 2 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Mitrovicë 1 rast (73 vjeç), Prizren 1 rast (86 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 107.178 raste nga 585.613 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.239 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 156 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 101.099 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.840.

Rastet pozitive janë nga komunat: Lipjan 8 raste, Prishtinë 7 raste, Prizren 7 raste, Ferizaj 6 raste, Gjilan 6 raste, Pejë 4 raste, Vushtrri 4 raste, Fushë-Kosovë 3 raste, Mitrovicë 3 raste, Skenderaj 3 raste, Istog 2 raste dhe me nga një rast komunat Drena, Gjakov, Obiliq, Podujevë dhe Suharekë.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Mbani higjienën!

Respektoni distancën!

1


Etiketa: , , ,

Pas