Aktualitet

Kosova shënon tri viktima dhe 260 raste të reja me koronavirus














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:16 - 22/02/21 |
mapo.al

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar sot 260 persona të infektuar me koronavirus, pas testimit të 3,104 mostrave.





Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar tri viktima me këtë virus.


“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Fushë-Kosovë 1 rast (61 vjeç), Gjakovë 1 rast (84 vjeç), Prizren 1 rast (68 vjeç)”, është thënë në njoftim.




Sipas IKSHPK-së, nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi, të hënën janë shëruar 190 persona, derisa raste aktive janë 6,706.


Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore në këtë shtet kanë regjistruar 66,640 persona të infektuar me këtë virus.


Prej tyre, 1,575 pacientë kanë vdekur.

Njoftimi: 

190 TË SHËRUAR DHE 260 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 3.104 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 260 raste pozitive.

Lexo edhe :  Koronavirusi në Maqedoninë e Veriut- Bien rastet, 34 viktima në 24 orë

Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Fushë-Kosovë 1 rast (61vjeç), Gjakovë 1 rast (84 vjeç), Prizren 1 rast (68 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 66.640 raste nga 289.004 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.575 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 190 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 58.359 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.706.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 109 raste, Pejë 27 raste, Gjakovë 17 raste, Fushë-Kosovë 13 raste, Mitrovicë 13 raste, Lipjan 12 raste, Prizren 10 raste, Gjilan 7 raste, Ferizaj 6 raste, Istog 6 raste, Rahovec 5 raste, Suharekë 5 raste, Vushtrri 5 raste, Klinë 4 raste, Skenderaj 4 raste, Drenas 3 raste, Obiliq 3 raste, Podujevë 3 raste, Deçan 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Kamenicë, Malishevë dhe Ranillug.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Mbani higjienën!

Respektoni distancën!

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas