Tuesday, May 17, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Kosova shpall person të padëshiruar një zyrtar rus të UNMIK-ut

by mapo.al
31/12/2021
in Aktualitet, Kryesore, Rajoni
0

Nga Leonat Shehu

Në Kosovë, ministria e Punëve të Jashtme ka shpallur person të padëshiruar një zyrtar rus që punon në Misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, e njohur si UNMIK.

Lajmi u njoftua në median sociale nga ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e cila tha se me kërkesë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka marrë vendimin ndaj shtetasit rus, për shkak të siç thuhet veprimtarisë së tij të dëmshme, e cila ka cenuar sigurinë kombëtare të Republikës së Kosovës.

Tashmë pritet që institucionet e sigurisë në Kosovë të zbatojnë vendimin.

Ministrja Gërvalla tha se “institucionet e Republikës së Kosovës mbeten të vendosura në betejën kundër ndikimit malinj të Federatës Ruse dhe përfaqësuesve e satelitëve të saj në rajon, të cilët synojnë të minojnë arritjet e Kosovës dhe të partnerëve tanë, e në radhë të parë të SHBA-ve, NATO-s dhe BE-së”.

Ajo shtoi se Kosova do të vazhdojë të bashkëpunojë ngushtë me aleatët amerikanë, evropianë dhe me NATO-n, për të penguar çdo përpjekje destabilizuese të Federatës ruse në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Kjo është hera e dytë që gjatë këtij viti institucionet e Kosovës i shpallin zyrtarët rus si persona të padëshiruar.

Më 22 tetor, autoritetet patën shpallur persona të padëshiruar dy zyrtarë të Zyrës Ndërlidhëse të Federatës Ruse në Prishtinë, për shkak të asaj që është cilësuar, veprimtari e dëmshme nga ana e tyre, e që ka cënuar sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës.

Rusia ka të hapur një Zyre Ndërlidhëse në Prishtinë që nga viti 2005.

JU SUGJEROJME

Ushtarët e Azovstal evakuohen me autobus
Bota

Ushtarët e Azovstal evakuohen me autobus

16/05/2022
Zelensky: Shteti ynë nuk do të jetë më viktimë
Bota

Zelensky: Shteti ynë nuk do të jetë më viktimë

16/05/2022
Salianji: PD e ka lënë autokratin ta zgjedhë vetë Presidentin në raundin e katërt
Aktualitet

Salianji: PD e ka lënë autokratin ta zgjedhë vetë Presidentin në raundin e katërt

16/05/2022
Ja se kush është kryeministrja e re e Francës
Bota

Ja se kush është kryeministrja e re e Francës

16/05/2022
Next Post
Metoda japoneze për të kursyer shumë para, pse janë milionerë dhe të zgjuar

Metoda japoneze për të kursyer shumë para, pse janë milionerë dhe të zgjuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Kardiologu zbulon pagën që marrin në Gjermani, ja pse ikin mjekët dhe infermierët
  • Ushtarët e Azovstal evakuohen me autobus
  • Zelensky: Shteti ynë nuk do të jetë më viktimë
  • Media austriake i përmendi ndërhyrjet plastike Monika Kryemadhit
  • Bora Zemani dhe Donald Veshaj marin pjesë në të njëjtin eveniment



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Vera Përleka
Mob:+355 (0) 69 20 56 100
Email: [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In