Aktualitet

Kosova sot në zgjedhje/ Votohet për kryetarët e 38 komunave














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:04 - 17/10/21 |
mapo.al

Qytetarët e Kosovës iu drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre lokal, asamblistët dhe kryetarët e 38 komunave.






Qendrat e votimit janë hapur në ora 07:00 dhe mbyllen në ora 19:00, ndërkohë që në këto zgjedhje janë 166 kandidatë për postin e kryetarëve të komunave, 152 burra dhe 14 gra.


Numri i kandidatëve për kuvende komunale është 5,198, prej tyre 3,261 meshkuj dhe 1,937 femra, raporton Telegrafi.







Numri i përgjithshëm i kandidatëve të certifikuar është 5,364.




Ndërkaq, lista përfundimtare e votuesve për Zgjedhjet Lokale 2021, e cila do të shpërndahet në vendvotime, në ditën e zgjedhjeve më 17 tetor, përmban 1 milion e 885 mijë e 448 emra të votuesve, apo 90 mijë e 586 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës që u mbajtën më 14 shkurt 2021.



Numri i qendrave të votimit në të gjithë Republikën e Kosovës është 883 me gjithsej 2 mijë e 477 vendvotime.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas