Wednesday, May 18, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Kosova taksë 22 euro për kamionët nga Shqipëria: Duhet të dezinfektohen

by mapo.al
01/06/2020
in Aktualitet, Rajoni
0

Në pikën kufitare në Vërmicë maunat me mallra nuk po lejohen të hyjnë në Kosovë pa iu nënshtruar procedurave të dezinfektimit, kostoja e të cilës është 22 euro.

Këtë masë po e kundërshtojnë drejtuesit e mjeteve dhe pronarët e bizneseve. Pronari i “Besimi Comerc”, Besim Gashi thotë se për këtë lloj pagese për dezinfektim të kamionëve janë njoftuar sot në mëngjes.

Sipas tij, shuma prej 22 euro për dezinfektimin e një kamioni është e papërballueshme për kompaninë e tij prandaj nuk do e bëjë këtë pagesë.

Gashi hedh dyshimet edhe tek kjo kompani e cila po e kryen dezinfektimin pasi thotë se ata nuk po lëshojnë as kuponë fiskalë por vetëm një lloj paragoni.

“Pasi e morëm një lajm që ka dal në mëngjes një dezinfektim i ashtuquajtur prej 22 euro e gjysmë për firmën tonë është e papranueshme dhe jo vetëm për firmën tonë por për të gjithë transportuesit dhe të gjithë firmat tjera është e papërballueshme… Prejardhja e kësaj se si ka ardhur nuk po e dimë hala nuk jemi të konfirmuar prej cilës ministri a qeveri… më herët nuk jemi njoftuar nuk kemi absolut kurrfarë vendimi… i japin do paragona pa numër rendor”, tha ai.

Drejtuesi i një kamioni, Tasin Uruqi i cili po e shfrytëzon kufirin e Kosovës vetëm si transit drejt Maqedonisë, thotë se pa paralajmërim ka nisur aplikimi i një tarife të tillë karshi tyre.

“Pa lajmëruar fare kanë ardhur dy firma ku di u ngatërruan në mes veti njëri kërkonte 22 euro tjetri 10 euro për të dezinfektuar kamionin, me la kamionin me një pompë që spërkat domate… 22 euro këtu plus 27 që na kanë thënë shokët ne jemi për Maqedoni në transit për Kosovë… na bie 49 euro për hyrje andej e këndej… pa paralajmërim fare nuk di as si ta shpjegoj”, theksoi ai.

Edhe Elmi Prestreshi shprehët i pakënaqur me vendosjen e kësaj mase për dezinfektimin e maunave në pikën kufitare në Vërmicë. Ai madje këtë e vlerëson si plaçkë ndaj bizneseve.

“Kanë dal në plaçkë 22 euro për t’i dezinfektuar kamionët. Ka qenë pandemia që tre muaj nuk i kemi dezinfektuar e sot kanë dalë në rrugë për t’i dezinfektuar 22 euro, nuk kemi ditur fare në 12 të natës thanë ka treguar qeveria”, tha ai.

KosovaPress tentoi te merrte një reagim edhe nga punonjësit që po kryenin shërbimin e dezinfektimit, por të njëjtit nuk pranuan të flasin.

Nga Dogana e Kosovës dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë thanë se nuk janë përgjegjës për aplikimin e kësaj mase, ndërsa është sugjeruar të kontaktohet Ministria e Shëndetësisë.

Kujtojmë që sot më 1 qershor Kosova i ka hapur kufijtë tokësorë të cilit ishin mbyllur më 13 mars si masë parandaluese ndaj COVID-19.

Tags: dezinfektimikamionetkosovataska 22 euro

JU SUGJEROJME

Vrasja në Sukth, viktima pak vite më parë i arrestuar për rrahjen e biznesmenit
Aktualitet

Vrasja në Sukth, viktima pak vite më parë i arrestuar për rrahjen e biznesmenit

18/05/2022
Zelenksy kërkon shtyrjen e mobilizimit ushtarak në Ukrainë
Bota

Zelenksy kërkon shtyrjen e mobilizimit ushtarak në Ukrainë

18/05/2022
Flamuri u ngrit ndërsa ambasada e SHBA rihapet në Kiev
Bota

Flamuri u ngrit ndërsa ambasada e SHBA rihapet në Kiev

18/05/2022
Ballkani i Hapur, Rama i përgjigjet kritikave të Berishës: E ardhmja nuk ndalet dot!
Aktualitet

Ballkani i Hapur, Rama i përgjigjet kritikave të Berishës: E ardhmja nuk ndalet dot!

18/05/2022
Next Post
Basha në Kombinat: Lekët e taksave do të shkojnë për qytetarët, jo për oligarkët

Basha në Kombinat: Lekët e taksave do të shkojnë për qytetarët, jo për oligarkët

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Vrasja në Sukth, viktima pak vite më parë i arrestuar për rrahjen e biznesmenit
  • Zelenksy kërkon shtyrjen e mobilizimit ushtarak në Ukrainë
  • Ne, Europa dhe Amerika: Interesat e vërteta dhe ato të rreme
  • Flamuri u ngrit ndërsa ambasada e SHBA rihapet në Kiev
  • Vrasje me armë zjarri në Sukth, qëllohet për vdekje një person



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Vera Përleka
Mob:+355 (0) 69 20 56 100
Email: [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In