Në një takim që ka patur sot me të rinjtë në Tiranë, kandidati i PD-së për kryeqytetin Halim Kosova është shprehur se politika i është borxhli të rinjve, pasi nuk ka bërë asnjëherë sa duhet për këta të fundit.
“Tirana nuk ka bërë asnjëherë sa duhet për rininë, për ti kthyer atë që rinia ka bërë për Tiranën. Gjërat më të mira në Tiranë kanë ndodhur prej rinisë. Shërbimi ndaj të rinjve, urdhëresa numër një për mua dhe Bashkinë” – shprehej Kosova në Facebook.