Monday, September 25, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Kosova voton sot për qeverinë e re

by mapo.al
14/02/2021
in Aktualitet, Kryesore, Rajoni
0

1,794,862 qytetarë kosovarë me të drejtë vote, do të vendosin sot për qeverinë e re.

888 qendra votimi janë hapur prej orës 07:00 në të gjithë vendin, dhe do të mbyllen në orën 19:00 për zgjedhjen e 120 deputetëve të Kuvendit të Kosovës.



E para që votoi ishte Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka. Ajo i bëri thirrje qytetarëve të ushtrojnë të drejtën e votës duke respektuar masat anti-Covid.

“Unë porsa e kryva obligimin tim . SI kryetare mund të konfirmoj se KQZ-ja ka përfunduar të gjitha përgatitjet për këtë ditë.  Sot KQZ-ja do të bëjë monitorimin e mbarëvajtjeve të zgjedhjeve. Ftoj qytetarët të respektojnë të gjitha rregullat e pandemisë dhe ta ushtrojnë të drejtën kushtetuese. I ftoj të gjitha subjektet politike që gjatë ditës të respektojnë të gjitha rregullat e KQZ-së”, – tha Daka.

Në këto zgjedhje të parakohshme parlamentare marrin pjesë 28 subjekte politike, prej tyre, 21 parti, 2 koalicione dhe 5 iniciativa qytetare.

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë do të mbahen pa ndihmën e OSBE-së, ndryshe nga çdo herë tjetër, e cila ka qenë e pranishme në zgjedhjet lokale prej vitit 2013, për shkak të pandemisë Covid-19.

Mirëpo, stafi i ambasadave dhe vet ambasadorët janë zotuar se do jenë vëzhguesit e procesit të zgjedhjeve, krahas organizatave jo-qeveritare të Kosovës.

Prokuroria e Shtetit ka caktuar 88 prokurorë, bashkë me 40 zyrtarë nga sistemi prokurorial, që së bashku me Policinë e Kosovës, do të mbikëqyrin parregullsitë përgjatë procesit zgjedhor.

Votimi përmes postës nga diaspora ka filluar më 2 shkurt, teksa fletëvotimet janë pranuar nga KQZ-ja më 12 shkurt. Dje janë pranuar nga ky komision 16 mijë pako me vota nga diaspora.

Risjellim në vëmendje se për krijimin e qeverisë së re duhen 61 mandate.

Përse erdhën këto zgjedhje të parakohshme në Kosovë?

Pas një kërkese-padie, nga kreu i partisë Lëvizje Vetëvendosje, Albin Kurti lidhur me votën e deputetit, Etem Aridi e cila ishte vendimtare për krijimin e Qeverisë së drejtuar nga Avdullah Hoti, Gjykata Kushtetuese e Republikë së Kosovës, e shpalli atë të pavlefshme.

Kjo u bazua në argumentin se nuk kishte legjitimitet për të votuar pasi ai është dënuar më parë me vendim të formës së prerë nga Gjykata dhe një gjë e tillë në bazë të Kushtetutës kosovare është e ndaluar.

Si pasojë, presidentja në detyrë Vjosa Osmani, pas vendimit të formës së prerë shpërndau parlamentin dhe caktoi datën e re të zgjedhjeve, 14 shkurtin.

Tags: Kosovezgjedhjet parlamentare

JU SUGJEROJME

Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
Jurisprudencë

Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës

19/06/2023
Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
Kryesore

Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen

08/06/2023
Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
Kryesore

Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë

06/06/2023
Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues
Economi

Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues

05/06/2023
Next Post
Vendi i mbuluar nga bora – Fshatra të bllokuara, rrugë të pakalueshme, probleme me energjinë elektrike (QARQET)

Vendi i mbuluar nga bora - Fshatra të bllokuara, rrugë të pakalueshme, probleme me energjinë elektrike (QARQET)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
  • Mevlan Shanaj në UET: Nuk bëhesh dot artist, nëse nuk je i sëmurë nga dëshira për t’u bërë
  • Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
  • Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
  • Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In