Aktualitet

Kosovari vret me thikë ish-gruan e partnerin e saj në sy të fëmijës






               Publikuar në : 20:54 - 18/08/19 |
mapo.al

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Gjermani. Një shqiptar nga Kosova ka goditur me thikë ish-bashkëshorten e tij dhe partnerin e saj 23-vjeçar nga Afganistani, duke i lënë të vdekur.


Mediet gjermane raportojnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë një stacioni treni, teksa nëna 32-vjeçare po qëndronte në makinë me foshnjën dy muajshe. Stacioni u mbyll për disa orë nga ana e policisë për të marrë informacionet e për të zbardhur ngjarjen.

Gruaja nga Kosova ishte divorcuar me autorin e krimit, i cili ishte i njohur për dhunë në familje.

Pas krimit foshnja është marrë nga policia dhe është vënë nën kujdesin e strehës së të rinjve.


Etiketa: , ,

Pas