Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 1 viktimë, 46 raste pozitive me COVID-19 dhe 101 të shëruar.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 664 mostra të marra nga SHSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 46 raste pozitive. Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, njofton IKSHPK.
Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 15.379 nga 64.894 persona të dyshuar me virusin SARS-CoV-2 dhe 617 raste vdekjesh.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 101 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve në Kosovë është 13.088, kurse numri i rasteve aktive, 1.674.