Aktualitet

Kosovë/ 1 viktimë dhe 62 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:18 - 23/09/20 |
mapo.al

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 1 viktimë, 62 raste me COVID-19 dhe 85 të shëruar.


“Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 528 mostra të marra nga SHSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 62 raste pozitive. Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, njofton IKSHPK.


Numri total i rasteve pozitive është 15.270 nga 63.638 persona të dyshuar me virusin SARS-CoV-2. Shkon në 616 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Kosovë.



Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 85 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve në Kosovë është 12.900, kurse numri i rasteve aktive, 1.754.




Etiketa: ,

Pas