1 viktimë, 71 raste me COVID-19 dhe 199 të shëruar janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare dhe në laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 608 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 71 raste pozitive. Brenda 24 orëve është raportuar 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, njofton IKSHPK.
Numri total i rasteve pozitive është 14.763 raste nga 59.033 persona të dyshuar me virusin SARS-CoV-2. Me viktimën e sotme shkon në 601 numri i të vdekurve nga koronavirusi, pjesa më e madhe e të cilëve me sëmundje shoqëruese.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 199 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 11.784 raste, kurse numri i rasteve aktive, 2.378.