Aktualitet

Kosovë/ 1003 të prekur nga Covid-19, 14 raste të reja 24 orët e fundit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:28 - 20/05/20 |
mapo.al

Të mërkurën në Kosovë u konfirmuan14 raste të reja me koronavirus. Ndërkohë që dje kishte vetëm 1 rast.


“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prizrenit 8 raste (sipas vendbanimit: 8 raste Prizren) dhe komuna e Rahovecit 6 raste (sipas vendbanimit 6 raste Rahovec)”, thuhet në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shendetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).


Nga të dhënat e fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë shkon në 1.003.


Në njoftim, po ashtu bëhet e ditur se janë shëruar edhe tre pacientë, të cilët e çojnë në 772 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.


“Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Deri më tani nga sëmundja COVID-19 kanë vdekur 29 pacientë. Në Kosovë rastet e para me koronavirusin e ri u shfaqën më 13 mars. Për të frenuar përhapjen e mëtejmë të virusit, autoritetet kanë shpallur gjendje emergjente të shëndetit publik.


Etiketa: , ,

Pas