Aktualitet

Kosovë – 12 raste të reja me koronavirus, asnjë humbje jete














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:41 - 14/07/21 |
mapo.al

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës, duke iu referuar të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 12 raste të reja me koronavirus.






Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet e ditur se brenda 24 orëve të fundit, nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes nga COVID-19.


Rastet pozitive rezultuan pas testimit të 1,421 mostrave të testeve të kryera nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.







Në 24-orëshin paraprak, sipas njoftimit, 14 pacientë u shëruan. Raste aktive në Kosovë aktualisht janë 106. Në total, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka konfirmuar 107,879 raste me coronavirus në Kosovë.



Prej tyre, 2,264 pacientë kanë humbur jetën dhe 105,509 janë shëruar. Fushata e vaksinimit në Kosovë ka nisur në fund të marsit, ndërsa imunizimi masiv ka filluar më 15 qershor.

Lexo edhe :  768 raste të reja dhe 8 viktima në 24 orët e fundit, mes tyre një 33-vjeçare


Dy vaksinat që jepen aktualisht në Kosovë, janë Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca. Të dyja ato duhet të jepen me nga dy doza, për të arritur efektin maksimal.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas