Aktualitet

Kosovë/ 13 viktima dhe 171 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:12 - 11/08/20 |
mapo.al

13 viktima, 171 raste të reja me COVID-19 dhe 190 pacientë të shëruar janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.


“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 463 mostra të marra nga SHSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 171 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 13 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, njofton IKSHPK.


Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 10.590 nga 41.615 persona të dyshuar me virusin SARS-CoV-2. Numri i viktimave ka shkuar në 354.


Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë shëruar 190 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 6.248, kurse numri i rasteve aktive, 3.988.



Etiketa: ,

Pas