Aktualitet

Kosovë/ 13 viktima dhe 225 raste të reja në 24 orët e fundit








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:14 - 04/08/20 |
mapo.al

13 viktima, 225 raste të reja dhe 201 të shëruar nga COVID-19 është bilanci i 24 orëve të fundit në Kosovë.


“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 477 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 225 raste pozitive”, njofton Instituti Kombëtar i  Shëndetësisë Publike të Kosovës.


Numri total i rasteve pozitive është 9.274  nga 38.342 persona të dyshuar me virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 269 raste vdekjesh të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.


Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 201 pacientë ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 5.190 raste, kurse numri i rasteve aktive, 3.815.



Etiketa: , ,

Pas