Aktualitet

Kosovë/ 2 viktima dhe 79 raste me koronavirus në 24 orët e fundit







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:10 - 21/09/20 |
mapo.al

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 2 viktima, 79 raste me COVID-19 dhe 104 të shëruar.


“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 596 mostra të marra nga SHSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 79 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 2 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga Klinika e Pulmologjisë, QKUK dhe 1 rast nga Spitali rajonal Pejë), njofton IKSHPK.


Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 15.142  nga 62.607 persona të dyshuar me virusin SARS-CoV-2.  Me viktimat e sotme shkon në 615 numri i vdekjeve nga COVID-19.



Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 104 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 12.674, kurse numri i rasteve aktive, 1.853.




Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas