Aktualitet

Kosovë/ 3 viktima dhe 47 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:03 - 27/09/20 |
mapo.al

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 3 viktima, 47 raste pozitive me COVID-19 dhe 113 të shëruar.


“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 525 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 47 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga Klinika Infektive, 1 rast nga spitali Ferizaj dhe 1 rast nga Mjekimi Intensiv Qendror, QKUK)”, njofton IKSHPK.


Numri total i rasteve pozitive është 15.472 nga 65.979 persona të dyshuar me virusin SARS-CoV-2 dhe 622 raste vdekjesh.



Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 113 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve në Kosovë është 13.278, kurse numri i rasteve aktive, 1.572.




Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas