Aktualitet

Kosovë/ 3 viktima dhe 76 raste pozitive me koronavirus në 24 orët e fundit








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:14 - 16/09/20 |
mapo.al

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 3 viktima, 76 raste të reja me COVID-19 dhe 165 të shëruar.


“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare dhe në laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 538 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 76 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, njofton IKSHPK.


Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 14.839 nga 59.571 persona të dyshuar me virusin SARS-CoV-2. Me viktimat e sotme ka shkuar në 604 numri i të vdekurve nga virusi i rrezikshëm.


Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 165 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve në Kosovë është 11.949, kurse numri i rasteve aktive, 2.286.



Etiketa: ,

Pas